Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Qershitë, efekte të mrekullueshme për zemrën dhe tensionin

$
0
0

qershiNjë motiv për të ngrënë më shumë qershi, fruta kryesore e kësaj stine? Bëjnë mirë për zemrën dhe për qarkullimin e gjakut. Një studim amerikan siguron se reduktojnë goditjet në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare. Efektin pozitiv në zemër dhe ndikimin kundër dhimbjeve qershitë e kanë pothuajse në të njëjtën masë, që e ka edhe aspirina dhe kjo është një nga shumë virtytet që ka kjo frutë. Një grup studiuesish dhe mjekësh në universitetin e Miçiganit të kryesuar nga profesor Nair kanë evidentuar sesi një dietë e pasur me qershi dhe me produkte të derivuara prej qershive redukton rrezikun e goditjeve në zemër dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Nga ky studim është zbuluar se substancat përgjegjëse për efektet antidhimbje, që ndodhen tek qershitë quhen Antociane (kripëra dhe zakonisht klorure). Antocianet përveçse i japin qershisë ngjyrën e kuqe dhe portokalli e bëjnë këtë frutë shumë të ngjashëm me aspirinën, por pa asnjë efekt anësor. Por në të vërtetë qershitë kanë edhe efekte të tjera shumë të rëndësishme terapeutike. Ato luftojnë tensionin e lartë, janë tretëse dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit, janë të pasura me vitamina, në mënyrë të veçantë me vitamina A dhe C dhe ushqejnë në mënyrë optimale gjatë verës pasi përmbajnë shumë kripëra minerale (potas, kalcium, hekur) që dalin jashtë me djersën. Për më tepër qershitë janë dietetike sepse furnizojnë vetëm me një sasi të mesme sheqeri dhe proteine dhe kanë vetëm 38 kalori për çdo 100 gramë. Por qershia është e mrekullueshme edhe për kozmetikë. Tuli i qershisë ndihmon shumë lëkurat e irrituara dhe i freskon ato, por edhe lëmon fytyrat që kanë ashpërsuar dhe kanë nxjerrë lëkurëza të vogla.

Këshillat

Mësoni si t’i zgjidhni qershitë që në krahasim me frutat e tjera nuk e vazhdojnë pjekjen e tyre edhe pas mbledhjes. Për këtë arsye ato duhet të mblidhen kur janë të pjekura mirë. Duhet të jenë fruta kompakte, të njolla dhe me bishtin me ngjyrë jeshile të fortë dhe të gjallë. Mbajini në një vend të freskët dhe pa lagështirë. Në një qese karte dhe asnjëherë në qese plastike. Duke qenë se janë shumë të ndjeshme ndaj të ftohtës, nuk duhen mbajtur në frigorifer për një kohë të gjatë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719