1- Antipiretik (në rast temperature): Ai më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë. Kjo sepse në rast se fëmija ka diarre në të njëjtën kohë është e preferueshme që ilaçi të merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellsh, është mirë që ilaçi të merret në rrugë rektale apo me supozitore.
2- Qetësues kolle: Mund të merret në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin e personit. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili, me anë të saj, eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik, qetësuesi i saj është i kundërindikuar.
3- Flakon me pika (për rrufën): Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të shfryjnë hundët. Për fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se 4- 5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute, sepse “lirojnë” hundën dhe favorizojnë gjumin.
4- Ilaç kundër të vjellave: E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella kalon në mënyrë spontane, por nëse nuk kalon marrja e një doze Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë dhe duhet mbajtur gjithmonë në shtëpi.
Ilaçet që nuk mbahen në shtëpi
1- Antibiotikët: Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë, prandaj të gjithë njerëzit duhet të rezistojnë nga tentacioni për të marrë antibiotikë kur ai ka temperaturë duke menduar se po shërohet, pasi në këto raste duhet patjetër këshilla e mjekëve.
2- Kortikosteroidet me anë të aerosolit: Ka një tendence tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës, duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e pa dëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjike, dhe ka efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë.
3- Anti-inflamatorët: Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj. Në veçanti nuk duhet përdoret asnjëherë aspirina, tek të gjitha grupmoshat, por kryesisht, tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga mjeku specialist. Pasi përdorimi i saj mund të e shkaktojë komplikacione tek mëlçia apo edhe truri.
4- Pika në vesh: Për dhimbjen e veshit është mirë që në kushtet e shtëpisë të përdoret paracetamoli, i cili ka edhe veti kundër dhimbjes. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vesh mund të jenë të dëmshme.