Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Hipertensioni, kur mund të kuptoni se jeni të sëmurë

$
0
0

hipertensionNë të shumtën e rasteve kjo sëmundje shkaktohet nga një tjetër sëmundje, sidomos nga problemet ne veshka. Ja si duhet te veproni për ta luftuar “epideminë” e këtij shekulli. Hipertensioni dhe diabeti po kthehen në dy epidemi të mëdha. Shpesh hipertensioni vjen për shkak të sëmundjeve te tjera, ndërsa në raste të tjera është i trashëgueshëm. Nga 100 raste me hipertension, 80 vetave nuk u dihet shkaku”, ndërsa 20 rastet e tjera vuajnë nga hipertensioni i trashëgueshëm.

Simptomat e një të sëmuri me hipertension:

Dhimbje koke, sidomos në mëngjes

Veshët të gumëzhijnë

Marrje mendsh vazhdimisht

Ndonjëherë të del gjak nga hundët

Depresion, pa e ditur shkakun e vërtetë

Personi nxehet pothuajse kot së koti

Të sëmurit i skuqet fytyra

Shpesh ka gjendje të fikëti

Shkaqet

Disa nga shkaqet kryesore që shkakton këtë sëmundje “epidemike”, është ndonjë defekt në veshka, tumori adrenal, ngushtimi i aortës e të tjera. Në këto raste hipertensioni quhet dytësor, sepse vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Ndodh që, kur sëmundja tjetër që shkakton hipertensionin zhduket, edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashkë me të. Tipi tjetër i hipertensionit quhet primar. Ky lloj hipertensioni prek pjesën dërmuese të të sëmurëve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk njihet. Por besohet se është rezultat i shumë faktorëve si: trashëgimia, mbipesha, mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik etj.

Shenjat

Mësohet se hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehte”, sepse shpesh mbetet i padiagnostikuar. Ka njerëz që as e kanë marrë vesh ndonjëherë se kanë pasur hipertension. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe jo brenda pak ditësh. Pikërisht për këtë është e vështirë që të kuptohet nga vetë personi që në fillim. Megjithatë, ka disa simptoma të hershme që mund t’i kujtohen çdo personi me hipertension: Dhimbje koke, sidomos në mëngjes, gumëzhim veshësh, marrje mendsh, depresion pa e ditur shkakun, personi nxehet pothuajse kot, i skuqet fytyra dhe shpesh ka gjendje të fikëti.

Lidhja me trashëgiminë

Sipas studimeve, trashëgimia ndikon në një farë mase në çdo aspekt të shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja, deri te mundësia për të pasur kancer. Po me hipertensionin, çfarë ndikimi ka trashëgimia? Deri 10 vjet më parë, mendohej se hipertensioni ishte një karakteristikë e trashëguar e njeriut. Ndërsa tani që shkenca ka evoluar, ka dalë përfundimi se në pjesën dërmuese të rasteve hipertensioni vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër, pra është dytësor. Përbërësi që shkakton më shumë problem në rastin e kësaj sëmundjeje është kripa. Veshkat prodhojnë një enzimë të veçantë të quajtur renin. Veshkat e këtyre individëve në fakt prodhojnë renin me tepricë, gjë që shkakton tkurrjen e arteriolave dhe në të njëjtën kohë detyron veshkat të mbledhin kripë. Tkurrja e arteriolave dhe rritja e nivelit të kripës në veshka, të dyja këto dukuri shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles