“Duke punuar, ngrënë dhe duke bërë aktivitetet tjera ditore në të njëjtën kohë, mund t’u ndihmojë të flini më mirë, nëse jenë në të 30-tat ose më të rinj. E kundërta vlen për të moshuarit. Sipas një studimi të realizuar së fundmi, personat e moshës së re dhe të mesme të cilin kishin ruajtur një rutinë të qëndrueshme ditore (kishin shkuar në punë ose kishin ngrënë drekë në të njëjtën kohë çdo ditë), kanë fjetur më mirë dhe janë zgjuar më pak gjatë natës”-shkruajnë mediat. Ata po ashtu kanë rënë në gjumë më shpejt në kohën e fjetjes. “Rezultatet e studimit tonë kanë treguar se në shumicën e rasteve duke i kryer aktivitet në të njëjtën kohë, kishte rezultuar me rezultate më të mira sa i takon gjumit”, ka thënë Natalie Dautovich. Natalie është psikologe në Universitetin e Alabanas në Tuscaloosa dhe ishte udhëheqëse e studimit, që është publikuar në “Journals of Gerontology”. Megjithatë studimi ka treguar se e njëjta gjë nuk vlen edhe për më të moshuarit, madje ishte e kundërta. Sipas studimit, te ata mbi 60 vjeç, aktivitetet e parregullta ishin të lidhura me një gumë më të mirë. Studiuesit kanë gjetur se personat e moshuar te të cilët koha e drekës ka ndryshuar, kishin më shumë prirje për të fjetur më gjatë natës. Dhe ata të cilët kanë filluar aktivitete të ndryshme shtëpiake ose punën në kohë të ndryshme, çdo ditë, kishin rënë në gjumë më shpejtë.
↧
Gjumi varet nga organizimi i aktiviteteve ditore
↧