Dëshironi të dukeni dhe të ndiheni më mirë? Me detoksifikim do të ndiheni më mirë, do te keni me shume energji dhe do te ndiheni shkëlqyeshëm! Detoksifikimi largon helmet e dëmshme dhe papastërtitë nga trupi. Ja se si!
Pini shumë ujë
Uji ndihmon të largoni toksinat nga trupi. Pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Provoni te shmangni kafeinën, alkoolin dhe pijet e gazuara joalkoolike. Zëvendësojini me ujë!
“Agjëroni” një herë në muaj
“Agjëroni” një herë në muaj. Pini vetëm ujë, lengje natyrale frutash apo lëng perimesh. Kjo i ndihmon trupit që të pushojë. Mos “agjëroni” kurre nese me pare nuk jeni konsultuar me mjekun!
Hani sa me shume fibra
Ushqimi i pasur me fibra do te pastroje zorren e trashe. E rëndësishme është qe rregullisht t’i pastroni zorrët, sepse ne këtë mënyrë do t’i largoni te gjithë materiet e dëmshme nga organizmi.
Pastroni mëlçinë
Pemët që kanë shije te ithët, si limoni apo grejpi janë të dobishme per pastrimin e mëlçisë. Këto peme ndihmojnë që të parandalohet përhapja e toksinave edhe në pjesët e tjera të trupit.
Hani fara kungulli
Farat e kungullit do te ndihmojnë që trupi të pastrohet në mënyrë të natyrshme nga parazitet.
Beni ushtrime
Ushtrimet trupore jo vetëm që ngrehin temperaturën e trupit dhe rrisin furnizimin me oksigjen, por edhe djersitja gjate kohës së ushtrimeve çliron trupin nga toksinat.
Shmangni produktet e duhanit
Te gjithë produktet e duhanit janë helme dhe te dëmshme për shëndetin tuaj. Pirja e duhanit shkakton plakjen e parakohshme dhe sëmundjet.
Ushqimi i pasur me pemë dhe perime
Tentoni të jenë pemë, perime, frutat arrore, fara, bime bishtajore. Hani sa më shumë ushqime te tilla, dhe me pak produkte te qumështit, grurë dhe karbohidrate të rafinuara. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm.