Ushqimi i pasur me kripë, sheqerna artificiale, disa pemë dhe perime të cilat ju fryjnë, madje edhe çamçakëzi, janë shkaktarë të fryrjes dhe gazrave të pakëndshme. Ja nga se shkaktohet dhe çfarë mund të bëni të shmangur këtë problem.
Kripa e tepruar
Shmangni përdorimin e tepërt të kripës, përzierjeve të kripës me mëlmesa dhe ushqimit të përpunuar. Uji lidhet me natriumin, që është pjesë ndërtuese e kripës, andaj kur konsumojmë shumë kripë përkohësisht mbajmë në zorrë edhe më shumë lëngje. Për këtë arsye ndjehemi të ngathët dhe dukemi të fryrë, ndërsa edhe peshojmë më shumë pasi trupi e mban ujin në organizëm.
Shumë karbohidrate
Muskujt i deponojnë karbohidratet në një formë që quhet glikogjen, që shërben si një burim energjie kur na nevojitet energji e shpejtë. Ndërsa çdo gram glikogjen përgatitet edhe me tre gramë ujë. Andaj, nëse nesër nuk merrni pjesë në ndonjë maratonë, nuk keni nevojë për shumë prej këtyre përbërësve. Ulni konsumimin e karbohidrateve dhe aktivizojeni trupin për të djegur disa prej këtyre përbërësve. Në të njëjtën kohë do të largoni lëngjet e tepërta në organizëm.
Ushqimi i pa gatuar
Gjysmë filxhani karota të gatuara ofrojnë të njëjtën vlerë ushqyese sa një gotë karota të freskëta, por zgjidhja e parë ze më pak vend në traktin tretës. Nëse dëshironi të keni një bark të rrafshtë dhe më pak fryrje në organizëm, hani zarzavate të gatuara, porcione më të vogla të frutave të thata jo të ëmbla, dhe pak kompot frutash të paëmbëlsuar. Në këtë mënyrë do të merrni sasi të mjaftueshme të përbërësve ushqimorë, ndërsa nuk do ta ngarkoni traktin tretës.
Ushqimet që ju fryjnë
Ushqime të caktuara krijojnë më shumë gazra në traktin tretës. Në këtë grup bëjnë pjesë fasulet, lakra, lulelakra, brokolit, hudhra, specat dhe agrumet. Mos e teproni me këto ushqime nëse jeni të ndjeshëm. Por, për shkak të vlerave të tyre ushqyese, as mos i largoni krejtësisht nga dieta.
Pijet e gazuara
Në vend të pijeve të ëmbëlsuara dhe atyre të gazuara, të cilat mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, preferoni të pini më shumë ujë.
Mëlmesa të rënda
Mëlmesat e fuqishme mund ta irritojnë traktin tretës. Në vend të tyre përdorni mëlmesa më të lehta si kopër, borzilok, mentë, sherbelë, rozmarinë. Po ashtu mund të përdorni “curry” pluhur, limon ose lëng të limonit të tharbët, pasi përshtaten shkëlqyeshëm me mishin e peshkut ose pulës.
Çamçakëzët
Në vend të që përtypni çamçakëzë, përdorni disa fruta arrore ose fara të lulediellit. Pse? Sepse, edhe pse nuk jeni të vetëdijshëm, me anë të çamçakëzit ju përtypni edhe shumë ajër. Ky ajër në traktin tretës shkakton shtypje, fryrje dhe një bark më të theksuar. Mjeku.Net