Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ushqimet që shkaktojnë djersitje intensive dhe aromë të pakëndshme

$
0
0

alkool“Shkencëtarët akoma nuk kanë arritur të kuptojnë pse shfaqen të gjitha aromat e pakëndshme në trupin tonë, por për disa kanë gjetur zgjidhje. Nëse ndonjëherë ju duket se keni probleme me djersitjen dhe aromat e pakëndshme trupore dhe nuk keni arsye të posaçme, ndoshta problemi qëndron te ushqimi që keni ngrënë”-shkruajnë mediat. Në vazhdim ju sjellim ushqimet më të shpeshta që shkaktojnë aroma të pakëndshme trupore.

Alkooli

Përveç se ka ndikim shumë të keq në shëndetin tonë dhe dukjen, alkooli mund të jetë përgjegjës edhe për disa aroma të pakëndshme trupore. Kur pini alkool, shumica e tij kalon nëpër mëlçi, por rreth 10 për qind të tij, trupi e largon me anë të djersës, urinës dhe frymënxjerrjes. Prandaj shkakton djersitje intensive.

Hudhra

Është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ideale për të luftuar ftohjen, por kur e hani duket se aroma e saj del nga të gjitha poret e trupit.

Mishi

Një studim ka treguar se vegjetarianët kanë më pak probleme me aromat trupore, në krahasim me njerëzit që hanë mish.

Panxhari, spinaqi…

Ushqimet e pasura me komponimet metile, si spinaqi, panxhari dhe produktet nga soja, lëshojnë trimetilaminën, që po ashtu nxirret përmes djersës dhe ka aromë shumë të pakëndshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles