Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Efektet anësore të tabletave kontraceptive

$
0
0

kontraceptivetTabletat kontraceptive me përbërje hormonale shpesh kanë efekte anësore të cilat mund të lëkunden nga mundime të lehta, deri në të mëdha sa t’u detyrojnë të ndërroni llojin. Por, pa e provuar për një kohë, ju mund të mos e dini nëse do të keni efekte anësore ose jo nga një lloj i caktuar. Ja një përmbledhje ë efekteve anësore të këtyre tableta, dhe si ta bëni zgjidhjen.

Dhimbje koke dhe marrje mendsh

Këto janë efekte anësore të cilat mund të largohen me kalimin e kohës. Pas një kohe të përdorimit të tabletave, ju më nuk do të keni dhimbje koke, marrje mendsh ose shtrëngim të gjoksit. Por, nëse ata vazhdojnë t’ju mundojnë një kohë më të gjatë, ndërrojeni llojin dhe ndoshta do t’i shmangni ato.

Nauzea

Nauzea (ndjenja e vjelljes) është një reaksion që po ashtu largohet pasi ju të keni përdorur tabletat kontraceptive hormonale për disa muaj. Nëse ky mundim nuk largohet, atëherë provoni t’i merrnin tabletat së bashku me ushqim. Kështu do të lehtësoni nauzenë.

Gjakrrjedhja e vazhdueshme

Ky është një problem që shpesh i merakos më së tepërmi gratë, krahasuar me efektet tjera anësore. Për të shmangur këtë, mundohuni të përdorni tabletat saktësisht në të njëjtën orë çdo ditë. Gjakrrjedhja ndodh veçanërisht kur përdoren kontraceptive përmes injeksioneve, e ashtuquajtura mini-tableta, ose te metoda e impiantit. Bisedoni me mjekun tuaj për të gjetur zgjidhje për këtë problem. Përdorimi i tabletave shtesë mund të ndihmojë në minimizimin e tij.

Rënie e libidosë

Nëse përjetoni rënie të dëshirës seksuale, provoni ndonjë kombinim tjetër të barnave kontraceptive. Kalimi në tableta të cilat janë më androgjenike (me efekte të ngjashme me ato të testosteronit), mund ta kthejë libidon. Bisedoni me mjekun se cili është kontraceptivi më i mirë për ju.

Ndryshime të humorit

Nëse është vërtet tableta mbrojtëse nga shtatzënia, dhe jo ndonjë faktor tjetër, që ju bën të shqetësuar ose merakosur, ju mund të provoni metoda tjera kontraceptive, johormonale. Nëse një lloj kontraceptivi ju bën depresive, ndërrimi në lloj tjetër ka pak gjasa të ndihmojë. Të gjitha metodat hormonale ka gjasa të shkaktojnë të njëjtin problem. Për disa pacientë, të cilët duan të vazhdojnë të përdorin tabletat, mjeku mund t’u përshkruajë edhe tableta antidepresive si shtesë. Mjeku.Net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Latest Images