Nuk është gjithmonë e nevojshme të përdorni produkte të shtrenjta kozmetike dhe farmaceutike për të pasur një lëkurë të bukur. Me produkte natyrale mund të arrihet një gjë e tillë. Sipas studimit ngrënia e barishteve, jeshillëqeve, pakëson përhapjen e rrudhave. Konsumimi i një sasie të rregullt të barishteve është shumë e shëndetshme për lëkurën duke e bërë atë sa më natyrale. Vullnetarët, të cilët morën pjesë në studim konsumuan çdo ditë për katër javë barishte të mbushura me gjethe jeshile, ku 90 për qind e tyre treguan ndryshime të dukshme në fytyrë. Më shumë se 70 për qind e grave të testuara kishin ndryshime pozitive në rrudhat e fytyrës. Pothuajse gjysma e tyre kishte reduktuar dhe zonat e kuqe dhe me njolla të fytyrës dhe 81 për qind vunë re se poret ishin bërë më pak të dukshme. Ushqime të tilla si majdanozi, spinaqi, koperi dhe të gjitha jeshillëqet e tjera janë të pasura me vitamina A,C dhe E, kalcium dhe hekur që kontribuojnë për një fytyrë të shëndetshme. Një analizë vizuale është bërë para dhe pas studimit, ku rezultatet ishin evidente se ushqimet jeshile kishin përmirësuar lëkurën e pjesëmarrësve në studim.