Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Si të përballet një fëmijë me diabetin

$
0
0

diabetiGjatë rritjes i keni mësuar fëmijës si te menaxhoje diabetin si p.sh, te ngrënit rregullisht, te ushtroje një aktivitet fizik, te marri insulinën rregullisht dhe te monitoroje sheqerin ne gjak. Është e rëndësishme qe prindërit te informohen ne lidhje me mënyrat e menaxhimit te diabetit ne qoftes fëmija i tyre ne adoleshence vuan nga diabeti. Me poshtë gjeni 5 strategji mbështetëse se si një fëmijë mund te përballet me situatën ne te cilën ndodhet.

Te kuptosh metabolizmin e fëmijës

Kërkuesit besojnë se hormoni i rritjes GH, i cili, ndikon ne rritjen e kockave dhe te muskujve gjate pubertetit, ndikon gjithashtu dhe ne veprimin e insulinës. Adrenalina, nje hormon tjetër ndikon gjithashtu: kur nivelet e glukozës ne gjak bien, adrenalina çlirohet dhe stimulon çlirimin e glukozës qe është rezerve ne trup. Këto hormone ndikojnë në nivelin e glukozës, duke e varruar nga niveli i larte deri ne nivel te ulet. Shpeshherë, duhet te inkurajoni fëmijën tuaj te pranoje nivelin e pakontrolluar te glukozës, t’i thoni qe nuk është faji i tij dhe qe nuk duhet ne asnjë mënyrë te keqi dore nga kontrolli i nivelit te sheqerit ne gjak.

Duhet të kuptoni mënyrën e jetesës së fëmijës

Diabeti nuk duhet te pengoje te shijuarin e jetës dhe është e rëndësishme që fëmija juaj ta kuptoje këtë fakt dhe te gjeje strategji te menaxhoje diabetin pa ndikuar ne stilin e jetesës. Ata mund te duan te konsumojnë “fast food” Duhet qe ta ndihmoni fëmijën te ketë një jete sociale te lire dhe te lehte por duhet te mbaje nen kontroll diabetin. Ju mund ta shpjegoni fëmijës edhe me ane te ndihmës se mjekut dhe dietologut disiplinën qe ai duhet te ndjek per te mbajtur ne kontroll diabetin. Ne këtë mënyrë fëmija juaj mund te jete me i lire sesa duke e mbajtur diabetin jashtë kontrollit. Kërkuesit kane vene re se fëmijët kane një jetë më të mirë (ndihen me te kënaqur me jetën e tyre, shqetësohen me pak per gjendjen ne te cilën ndodhen, me mënyrën si ajo ndikon ne jetesën e tyre dhe ndihen te shëndetshëm) ne qoftes e mbajnë nivelin e sheqerit nen kontroll edhe ne qoftes kjo do te thotë qe te marrin insuline 3-4 here ne dite.

Ndërlidhjet në mes të depresionit dhe diabetit

Hulumtimet e kryera ne Harvard kane treguar se personat e prekur nga depresioni po ashtu janë te rrezikuar edhe nga diabeti, përderisa pjesëmarrësit ne hulumtim, qe tashme janë të prekur nga diabeti, janë shumë të rrezikuar nga depresioni. Shkencëtaret shtojnë se behet fjale per një lloj rrethi te mbyllur qe vërteton nevojën per parandalimet primare te diabetit dhe depresionit. Këto janë rezultate shume te rëndësishme dhe bazohen ne një hulumtim, i cili ishte kryer per një periudhe kohore prej dhjete vjetëve ku kishin marre pjese rreth 55.000 vullnetare. Mesatarisht personat qe ishin te prekur me depresion per 17 për qind ishin me te rrezikuar nga diabeti, ndërsa të pjesëmarrësit të cilët kishin marre antidepresive ky rrezik ishte per 25 për qind me i madh. Te personat e prekur me diabet ishte vërejtur një rrezik prej 29 për qind, që më vonë të preken nga depresioni, përderisa rreziku ishte me i shtuar tek ata persona te cilët shkaku i sëmundjes se sheqerit kishin marre ilaçe.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719