Bimë e përbërë me ujë, aloe vera përmban një fuqi të jashtëzakonshme për kujdesin e shëndetit dhe të bukurisë. Kjo bime meriton disa shpjegime. Ajo është përdorur në Egjiptin e lashtë për balsamosjen e të vdekurve. Aloe vera, gjithashtu, lehtësonte plagët e luftës dhe dhimbjet e vogla te jetës së përditshme. Sëmundjet e lëkurës, problemet e tretjes, floket e demtuar, problemet orale … Ndërsa sot kemi zbuluar qe kjo bime është një burim i shëndetshëm për trupin.
Një bimë kundër shenjave
Për një kohe të gjatë përdor për të lehtësuar djegiet dhe inflamacionet. Aloe vera mund ne fakt te lehtësojë disa sëmundje. Kjo bime mund te shërojë problemet e lëkurës dhe në veçanti inflamacionet.
Shumë e përdorur në kujdesin e flokëve
Aloe vera është një burim i vërtetë shëndeti per flokët tuaj. Kjo bime e mrekullueshme ju forcon rënien e flokëve, gjithashtu rregullon pjeset e dëmtuara. Bimë e shumëfuqishme, e cila perdoret ne çdo rast për flokun tuaj , duke i sjellur atyre volum dhe shkëlqim.
Aloe vera për lëkurën
Falë strukturës gjenetike të veçantë, aloe vera përmban një fuqi vërtet magjike për të rigjallëruar lëkurën. Kjo bimë është në fakt shumë e përdorur ne kozmetik dhe ne kremra. Ajo rigjeneron lëkurën, eliminon celulitin dhe hidraton lëkurën në brendësi. Produktet me përmbajtje aloe vera janë shume te rekomanduara ne rast irritimi, ekzeme dhe mykoze.
Për higjienën e gojës
Lajeni gojën tuaj me lëngun aloe vera mund te jete shume i mire. Kjo metode ju lejon te trajtoni problemet e higjienës dentare, gjithashtu, ato të mishrave te dhëmbëve dhe ne eliminimin e aromës së keqe.