Herën tjetër që do të vendosni të hani çokollatë, bëni mirë ta shijoni deri në fund, pa menduar për kaloritë e tepërta që do të merrni pasi psikologët e Zelandës së Re kanë zbuluar se ata që e bëjnë këtë gjë ka më shumë mundësi të mos shtojnë në peshë. Ky zbulim, i publikuar në versionin online të revistës ‘Appetite’, tregon se mënyra e përjetimit të ngrënies së ëmbëlsirave është e rëndësishme kur vjen puna tek shtimi në peshë. Ndjenja e fajit bën që njeriu të heqë dorë nga dieta e stërvitja dhe të nisë një regjim jo të shëndetshëm të ngrëni. Por, kur çokollata shihet si diçka që duhet shijuar si shpërblim për dietën apo stërvitjen, bën që njeriu të vazhdojë rrugën e rënies në peshë. Çokollata është një nga ushqimet më të pëlqyera dhe në të njëjtën kohë me më shumë yndyra dhe sheqerna, faktorët kryesorë për obezitetin.