Një studim i drejtuar nga Samuli Helle i Universitetit Turku në Finlandë dhe i publikuar në revistën Biology Letters ka deklaruara se për çdo fëmijë të seksit mashkull, një grua humb 34 javë jetë. Në këtë studim eksperti ka analizuar të dhënat mbi lindshmërinë dhe vdekshmërinë e nënave, duke theksuar se nëse një grua ka
fëmijën e fundit në moshën 37 vjeçare, jetëgjatësia e saj është e lidhur ngushtë me seksin e fëmijës.
Helle thekson se fëmijët e seksit mashkull i marrin më shumë energji nënës si në momentin biologjik, edhe pas lindjes dhe më tej, pasi theksohet gjithashtu se nuk e ndihmojnë aspak në shtëpi.
Nëse nuk do të lindë djalë, do jetojë mesatarisht 33.1 vjet të tjerë pas moshës 37 vjeçare, nëse ka tre djem do të jetojë 32.7 vjet dhe nëse ka 6 djem, do të jetojë 32.4 vjet.