Peshku i pasur me omega 3, siç është salmoni, është një aleat shumë i mirë kundër alergjive. Nëse merret rregullisht qysh në moshë të vogël, është në gjendje që të forcojë sistemin imunitar, kjo sipas një studimi të Universitetit të Stokholm.
Studimi në fjalë ka përfshirë 4 mijë fëmijë, që nga lindja deri në moshën 8 vjeçare. Gjatë shqyrtimit të tyre u evidentua fakti se ata fëmijë që kishin ngrënë sasi më të mëdha peshku, edhe më shumë se një herë në javë, ishin më të mbrojtur nga alergjitë.
Andrea Poli, drejtor shkencor i Nutrition Foundation of Italy, shpjegon se, “Rezultatet e marra tregojnë se marrja e sasisë së duhur të peshkut, mbron fëmijët nga zhvillimi i alergjive. Efekti mbrojtës vjen falë acideve yndyrore të omega 3, të cilat gjenden gjerësisht te peshku salmon, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e duhur të sistemit imunitar”.