Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Si të shfrytëzohen sa më mirë vlerat e mollës?

$
0
0

mollaMolla përmban dy substanca të fuqishme që mbrojnë shëndetin: flavonoidët pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ndërsa proantocianidinat ndihmojnë sistemin imunitar. Kësisoj, kombinimi i këtyre dy antioksidantëve e bën mollën një ushqim, veç vlerave të saj të shumta pozitive për organizmin, ka edhe një potencial të madh për parandalimin e kancereve. Sipas një studimi, molla është një frut shumë i mirë për parandalimin e disa lloje kanceresh.

Për të shfrytëzuar sa më mirë vlerat antioksidante të mollës, këshillohet që ato të lahen mirë e të konsumohen pa ua hequr lëkurën, duke shfrytëzuar të gjithë përbërësit e tyre ushqimorë, meqenëse flavonoidët (substanca që ndikojnë në ngjyrimin e disa luleve, frutave dhe bimëve) janë të përqendruara në lëkurën e tyre dhe pikërisht në pjesën më të jashtme të mishit të frutit.

Molla mund të përdoret në çfarëdo ore të ditës, por për të shmangur ngrëniet e tepërta të ushqimit, mund të merret edhe midis vakteve, pasi ajo ndihmon për shuarjen e urisë, gjë që ndihmon gjithashtu edhe për reduktimin e ngrënies së tepruar gjatë vaktit. Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh në efektin e mollës për parandalimin e kancereve është konsumi i tyre i rregullt, pra, është e rëndësishme që konsumi i mollës të kthehet në një zakon.

Fëmijëve t’u jepen mollë të vogla ose të prera me kubikë apo feta, në mënyrë që ata t’i hanë vetë, duke fituar kështu edhe një farë autonomie. Ndryshe nga ushqime të tjera me vlera antioksidante, molla nuk krijon probleme nëse konsumohet e gjallë apo jo, prandaj ajo mund të përdoret edhe e pjekur në furë apo si shoqëruese e ushqimeve të tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719