Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Pse meshkujt jetojnë më pak se femrat

$
0
0

femrat-dhe-meshkujtHormonet seksuale, stili i jetës dhe punët më të rënda bëjnë që seksi i fortë të jetë edhe më vulnerabël ndaj sëmundjeve. Sipas një studimi të kryer mbi anëtarët e oborrit perandorak të Chosun, që sundoi Korenë në vitet 1392-1910, ishin hormonet mashkullore ato që shkurtonin jetëgjatësinë. Një analizë e të dhënave të mbledhura tek anëtarët e kësaj perandorie tregonte se eunukët kanë jetuar 14-19 vjet më gjatë se burrat që nuk ishin tredhur, edhe pse kishin bërë të njëjtin stil jete. Në ditët e sotme, origjina e jetëgjatësisë së ndryshme mes meshkujve dhe femrave qëndron në stilin e ndryshëm të jetës mes dy sekseve. Në të vërtetë, meshkujt në përgjithësi pinë më shumë duhan, ushqehen më keq, shkojnë më rrallë te mjeku dhe kryejnë punët më të rrezikshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Latest Images