Ushqimi joracional, lëvizjet e pakta, ekuilibri i çrregulluar në jetën e përditshme, një reagim jo adekuat ndaj streseve, gjumi i tepërt, sidomos gjatë ditës dhe marrja e preparateve hormonale. Këto që përmendëm më sipër janë shkaqet kryesore të shtimit në peshë.
Metoda e parë e shkrirjes së dhjamit: Duhet të marrësh frymë thellë dhe aktivisht, gjithmonë me hundë. Filloni ngadalë dhe shtojeni ritmin vazhdimisht, duke i shëmbëllyer, si të thuash, një lokomotive kur niset për udhëtim. Pas një cikli prej tridhjetë frymëmarrjesh të tilla, pushoni pak. Këtë ushtrim duhet ta përsëritni pesë herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Mënyra e dytë: Me anë të ushqimit. Në ditën e parë duhet të hani vetëm mish të zier, në të dytën të pini vetëm kos, në të tretën të hani vetëm mollë, në të katërtën të ushqeheni vetëm me peshk, në të pestën të hani vetëm oriz, në të gjashtën vetëm lakror me lakra, në të shtatën, pulë të zier.
Mënyra e tretë: Mos u mundoni të hiqni menjëherë mbipeshën. Mbani parasysh së është më i mirë mjekimi gradual me metoda të natyrshme, sesa kurimi i menjëhershëm me mjete drastike.
Mënyra e katërt: Të pini ujë të ngrohtë: Sa herë që ndjeni uri, në vend që të hani, pini një gotë me ujë të ngrohtë, ku keni hedhur paraprakisht një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni ose uthull molle.
Kjo dietë nuk duhet të vazhdojë më shumë se dy javë, brenda të cilave ju do të bini 7 kilogramë. Pas një jave filloni përsëri nga e para. Yndyrnat e tepërta në organizëm mund të digjen në këto mënyra që përmendëm më lart.