Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Zgjidhje natyrale për të pasur flokë pa zbokth

$
0
0

zbokthiFlokët tuaja janë me zbokth dhe nuk keni çfarë të bëni, nuk keni gjetur një zgjidhje për to. Keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Të gjithë këto pyetje marrin vetëm një përgjigje, zgjidhja është gjetur. Nëse jeni mërzitur nga ky problem atëherë ky ilaç natyral është i krijuar pikërisht për ju. Flokët tuaj do të jenë pa zbokth, me shkëlqim dhe të shëndetshëm.

Përbërësit:
- dy lugë kafeje ekstrakt të rozmarinës
- ½ gotë uthull molle
- dy lugë kafeje ekstrakt të trumzës
- ½ gotë ujë të distiluar

Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përziejeni mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë. Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shampos. Mos harroni të vendosni nga kjo përbërje para se të flini. Nga ky ilaç natyral ju do vëreni një ndryshim të menjëhershëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles