Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Dieta, ja koha dhe stina e duhur

$
0
0

Young woman eating apple and carrying a weight scale over white backgroundNisja e një diete është mendimi i cili bashkon shumë njerëz. Deshira per ta pare dhe njere me ire veten, presioni i shoqërisë, por edhe arsyet shëndetësore, na bëjnë ngandonjëherë të jemi të detyruar të mbajmë dieta, por jo gjithmonë marrim reagimin e duhur. Mirëpo përse është kaq e vështirë të mbahet një dietë? Një dietë, sipas psikologëve, është diçka serioze. Nuk mjafton vetëm të dëshirosh t’i humbasësh ato kile, për t’iu kthyer si me magji formave trupore të dëshiruara, sikurse nuk mjafton të ndjekësh rreptësishtë dietën, të humbasësh kilet e pastaj në përfundim, të nisësh sërish të hash në mënyrë të pakontrolluar. Faktorët e jashtëm, familja, problemet individuale, janë burimi i stresit dhe mund të jenë rreziku potencial që i kanosen rezultateve pozitive të dietës. Çdo dietë në fakt presupozon të bëhen disa sforcime që duhen toleruar dhe ja pse përbërësi psikologjik në dietë është më se i rëndësishëm. Kur ankoheni se i keni provuar të gjitha dietat e mundshme, por pa asnjë rezultat, ndoshta nuk i keni konsideruar të gjithë faktorët që ndikojnë në rezultatet pozitive të dietës. Kur nisni një dietë, bëni mirë të merrni sa më shumë informacione. Për shembull, kur ju teket të nisni dietën, merrni parasysh stinën, momentin, gjendjen psikofizike, pasi nëse nuk i merrni në konsideratë, rrezikoni të mos përftoni rezultatet e duhura. Kështu, ditët e javës, muajt apo gjendja juaj psikofizike, ndikojnë në dietën tuaj. Ja se si.

 Jo dietë të martën!

Dita e martë është më e keqja për të nisur një dietë. Kjo e dhënë kaq kurioze vjen nga Britania e Madhe, sipas studimeve të kryera atje. Femrat të cilat nisin dietën të martën, kanë probabilitet më të madh për të dështuar në qëllimet e tyre, nisur nga të dhënat që kanë dalë si rezultat i një sondazhi në Britani. Sipas sondazhit, i cili ka marrë në konsideratë rreth 2 mijë persona, me probleme me peshën dhe zbatues të dietave, femrat mesatarisht ndjekin të paktën tre herë regjimin e dietave, përgjatë vitit. Për fat të keq, kush e nis dietën të martën, ka pak mundësi për t’i shkuar dietës deri në fund, madje as deri në fund të javës. Përse? Sepse deri në fund të javës, madje deri të premten, truri dhe trupi juaj janë shumë të lodhur nga puna dhe tundimi për t’iu dorëzuar ushqimit, është shumë më i madh. Madje, rrezikoni të përfitoni akoma edhe më shumë kile nga pasha juaj.

Po, fundjavës!

Kush zgjedh për të nisur një dietë të shtunën i ka idetë mjaft të qarta dhe e di objektivin që duhet të arrijë. Kështu mundësitë për të qenë korrekt me dietën dhe humbja e kileve të padëshiruara, janë më të mëdha. Dieta e nisur ditën e shtunë shpreh vullnet, e po ashtu edhe të dielën. Sipas studimit të kryer në Britani, rreth 88% e kampionit të intervistuar, edhe pse pranonin se nuk kishin mundur ta çonin dietën më shumë se tre javë, duke e nisur dietën të dielën, kishin arritur të kumbisnin rreth 3.2 kilogramë gjatë periudhës së dietës. E hëna, ndërkaq është po ashtu e vështirë dhe nuk arrihet asnjëherë deri në fund të javës. Të tjera femra pastaj kanë deklaruar se e nisin dietën të premten, atëherë kur i kanë mbaruar impenjimet e javës dhe kanë kohë për t’ju përkushtuar trupit të tyre. duke qenë se gjatë dietës , ndryshojnë edhe zakonet tona të të ngrënit, atëherë do të duhet shumë vullnet, për t’ia dale mbanë, vullnet i cili sigurisht vështirë të lindi në fillim të javës, apo në mesin e saj, kur impenjimet janë të shumta.

Ora e tundimit

Një tjetër sondazh, kësaj radhë i bërë në Itali, mbi një kampion prej 1500 personash, këshillon ata të cilët janë në dietë, të kenë kujdes me akrepat e orës. Ekziston një orar i rrezikshëm, në të cilin tundimi për të rënë pre e ushqimit, është shumë herë më i madh. Por cila është kjo orë? Studimet thonë se është përgjithësisht ora 15:20. Për 62% të të intervistuarve të sondazhit në Itali, pika kritike e ditës është intervali nga ora 15:00 deri në 15:30. Me rrezik janë edhe oraret e vona të natës, të cilat ishin të rrezikshme për rreth 22% të të intervistuarve, kurse pjesa tjetër kishte me problem orët e mëngjesit, kur sapo hap sytë, tundimi për të provuar ushqimin është më i madh se dëshira për të humbur kilet e tepërta.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719