Personat që konsumojnë hudhër të paktën dy herë në javë kanë një rrezik të përgjysmuar nga prekja e kancerit të mushkërive, tregoi një studim i ri i publikuar këtë të martë. Studimi, i realizuar nga një grup ekspertësh kinezë, arriti të gjente një lidhje të çuditshme dhe të panjohur më parë midis hudhrës dhe sëmundjes vdekjeprurëse. Sipas të dhënave, personat që hudhrën e kanë pjesë të dietës së tyre dy ose më shumë herë në javë, preken nga kanceri i mushkërive 44% më pak se mesatarja kombëtare në Kinë.
↧
Hudhra parandalon shfaqjen e kancerit
↧