Të gjithë personat të cilët po mbajnë një dietë të rreptë dhe nuk duan të shtojnë aspak në peshë, mjafton që të konsumojnë nga një mollë para çdo vakti.
Në bazë të një studimi të ri është vënë re se molla të largon dëshirën për të ngrënë, ndërsa mban nën kontrill sasinë e duhur të ushqimit.
Në studimin e bërë së fundmi mbi studentët e një universiteti në SHBA, kërkuesit vunë re se një mollë e ngrënë para buke, të jep ndjesinë e ngopjes dhe të ndihmon për t’u dobësuar.
Si përfundim, kërkuesit theksuan se molla zbuste urinë dhe mbante nën kontroll sasinë e konsumuar të ushqimit, duke mos shtuar kile.