Edi që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por ka ca prej jush që shpesh pyesni si te shtojme peshe. Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se në vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore. Niq këshillat e mëposhtme:
Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.
Ha tre meze të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3 vakte kryesore dhe 3 vakte ndërmjetëse të lehtë. Cakto vetës detyrë që të hash çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.
Pi pije me kalori. Këtu përfshihet koka-kola, kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe bli qumësht pa yndyrë ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo yndyrë kjo ështb edhe arsyeja që zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë yndyre. Pi lëng frutash 100% dhe ujë.
Zgjidh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë patate, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karotave. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend të pish lëng molle apo lëng portokalli gjej lëng bananeje dhe lëng boronice. Lexo gjithmonë etiketat e ushqimeve dhe zgjidh ushqimet që janë me sasi të lartë kalorish.
Zgjero vaktet e ushqimeve. Kjo do të thotë që secili vakt duhet të përfshijë ushqime si patate, oriz, pasta, bukë dhe drithëra, fruta dhe perime. Si dhe ushqime me proteina si pula, mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë.
Ushtrohu. Aktiviteti fizik ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjamin e padëshiruar. Një aktivitet fizik prej 30 minutash në ditë mjafton që të vërë trupin tuaj në lëvizje dhe gjithashtu nuk djeg shumë kalori. Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive. Dhe në fund…
Gjumë i mjaftueshëm. Kjo është njëra nga mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.
Nëse hani mirë, ushtrohu pak dhe mund të arrish të shtosh 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8 javëve. Duket kohë e gjatë por më mirë ngadalë.