Ozone-terapia në trajtimin e celulitit
Celuliti është një patologji e indit dhjamor subkutan. Klinikisht lëkura duket si “lëkurë portokalli”, me ulje-ngritjet karakteristike të celulitit. Haset në zonat me lokalizim të madh yndyrnash (nën lëkurën e kofshëve, të vitheve, regionit abdominal, më pak në kërci, shpatulla dhe zonën e belit). Vetëm gratë bëjnë celulit, kryesisht ato të moshës 30-40 vjecare, prandaj patologjia konsiderohet e lidhur me crregullimet hormonale. Shpesh është pasojë e kontraceptivëve.
Fig. 1. Përbërja e lëkurës humane
1 – shtresat corneale të epidermës;
2 – gjendër dhjamore;
3- kanali i qimes
4 – qimja;
5, 6 – pleksi vascular superficial;
7, 11 – gjendër djerse;
8 – ind dhjamor hypodermik;
9 – fije nervore;
10 – pleksi vascular i thellë;
12 – epiderma;
13 – derma;
14 – indi nën të
Indi dhjamor formohet nga qeliza dhjamore që ndërlidhen lirshëm dhe zhyten në substancën ndërqelizore e cila përshkohet nga një rrjet fijesh fibroze dhe elastike. Qelizat dhjamore rrethohen nga fije dhe formojnë lobulet yndyrore. Në kundërshtim me opinionin popullor, indi dhjamor i shëndetshëm ka një furnizim të mirë me gjak, sepse ai kryen funksionin e një depo energjitike të cilën i duhet ta shkarkojë. Cdo qelizë dhjamore rrethohet nga një rrjet kapilar i cili siguron furnizimin e nevojshëm me gjak.
Fig. 2. Lëkura normale Fig. 3. Lëkura me celulit
1 – epiderma dhe derma; 2 – indi dhjamor hypodermik;
3 – shtresa e dytë dhe e tretë e dhjamit; 4 – muskuli
Kur indi fibroz rritet, lobulet dhjamore formojnë të ashtuquajturën ‘nyjen celulit’ e cila është e prekshme dhe e dukshme. Kontraktimi i fijeve elastike midis nyjeve të vecanta con në paraqitjen karakteristike si lëkurë portokalli.
Patologjia e përshkruar më sipër shkaktohet nga:
1. vecori të trashëguara të indit dhjamor.
2. crregullime të mikroqarkullimit në indin dhjamor hypodermik
3. jeta inaktive
4. dieta jo e shëndetshme (mbizotërim i yndyrnave shtazore, cholesterolit)
5. crregullimet endokrine
6. crregullim i ekuilibrit të ujit dhe kriprave
Deri para pak kohësh nuk ka patur shumë metoda për trajtimin e këtij problemi kozmetik. Masazhi anticelulit sillte një përmirësim të lehtë të përkohshëm. Qëndrimi pa ngrënë apo dieta me pak kalori duket totalisht joefektive, bile edhe një rënie e madhe në peshë nuk e pakëson dhjamin nga zonat problematike.
Sipas të dhënave të fundit, hallka kyce në patogenezën e kësaj sëmundjeje është crregullimi i mikroqarkullimit. Kështu që injeksionet hypodermike të ozonit janë një mjet efektiv dhe i justifikuar në trajtimin e celulitit.
Programi i terapisë së celulitit kombinon ozone-terapinë lokale (injeksionet subcutane të ozonit, masazhin) me ozone-terapinë sistemike (insuflimi rectal ose autohemoterapia madhore); ai jep rezultate të dukshme dhe të qëndrushme.
I injektuar nën lëkurë, ozoni:
1. përmirëson mikroqarkullimin në lëkurë dhe indin dhjamor hypodermik;
2. nxit transformimin e yndyrnave të qëndrushme në yndyrna më pak të
qëndrushme, duke lehtësuar kështu djegien e tyre.
3. aktivizon reaksionet oksigjen-dependente dhe të clirojë oksigjenin drejt
indeve përreth.
4. kontribuon në zbërthimin e membranave fibroze që rrethojnë qelizat
dhjamore; kjo falë vetive fibrinolytike të ozonit.
Metodat parenterale:
1. rivendosin mjedisin hormonal
2. rregullojnë metabolizmin e proteinave, yndyrnave dhe carbohydrateve
3. largojnë shpejt pasojat e stresit dhe lodhjes kronike
4. balancojnë proceset e eksitimit dhe frenimit të sistemit nervor
5. rrisin furnizimin me oksigjen të të gjithë organizmit.
6. lehtësojnë eliminimin e shpejtë të yndyrnave nga stomaku, vecanërisht nga
pjesa e poshtme e tij. Kjo nuk mund të arrihet përmes metodave tradicionale
të korrigjimit, dietës apo dobësimit të përgjithshëm.
Variantet e trajtimit duhen përcaktuar individualisht në varësi të stadit dhe formës së celulitit, madhësisë së sipërfaqes së prekur, moshës, patologjisë shoqëruese, vecorive individuale të organizmit.
Më racionale do ishte që trajtimi i celulitit të fillojë në stadet e hershme kur ai është vetëm një problem estetik. Në këtë rast ozoni mund të përdoret si mono-terapi, dhe duhen vetëm disa procedura në formën e injeksioneve subkutane të ozonit për të arritur një efekt të mirë kozmetik.
Kursi i zakonshëm i trajtimit
Përmbledh 10-20 seanca me frekuencë 1-3 herë në javë.
Rezultatet pozitive të trajtimit duken pas 3-5 seancash:
- lehtësim në anësitë e poshtme dhe pakësim i edemës dhe pastozitetit
- reduktim ose zhdukje komplete e “lëkurës së portokallit“
- ulje e volumit të indit subcutan.
- lëkura nuk varet sic ndodh pas dobësimit të zakonshëm, përkundrazi ajo
bëhet më elastike, pamja e saj përmirësohet.
- normalizim i strukturës së indit lidhor si pasojë e efektit fibrinolitik të ozonit,
- pakësim i nivelit të adipociteve hypertrofike dhe rivendosje e metabolizmit në indin subkutan.
Pra ozone-terapia:
- ka rezultate të ngjashme me liposuksionin kirurgjikal,
- nuk është traumatike, pothuajse e padhimbshme;
- mund të kryhet në kushte ambulatore,
- nuk kërkon rehabilitim
- ka një minimum kundërindikacionesh.
Foto para dhe pas trajtimit te celulitit me ozone-terapi