Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Arterioskleroza, kujdesi që duhet të tregojnë të moshuarit

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Skleroza-
Arteriet janë enët e gjakut që dalin nga zemra dhe shpërndajnë gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit. Ato zotërojnë një elasticitet të tillë që i lejon të rezistojnë ndaj ndryshimeve të forta në tensionin e gjakut në mënyrë që ai të kalojë lirshëm nëpër to. Kjo është normalja, por arterieve u shfaqet sëmundja e ngurtësimit të tyre, shkak kryesor i të cilit është rritja e sasisë së yndyrave të precipituara nën shtresën e brendshme të arterieve, dhe në veçanti kolesteroli dhe yndyrat e trefishta, gjë e cila çon në pakësimin e butësisë së arterieve dhe deri në ngurtësimin e tyre, pra në arteriosklerozë. Yndyrat e precipituara mund të shkaktojnë infeksion në arterie dhe kjo ndihmon në mpiksjen e gjakut brenda saj dhe gradualisht këto mpiksje të gjakut shkaktojnë bllokim të arteries, i cili herë është i pjesshëm dhe herë i tërësishëm. Prej komplikacioneve të rrezikshme, në raste të tilla është ndarja e topit të gjakut të mpiksur dhe kalimi i tij bashke me gjakun e rregullt nëpër arterie deri sa të arrijë në atë pjesë të arteries me perimetër të vogël që nuk e lejon kalimin e tij, për të shkaktuar atë që quhet mpiksje e gjakut apo trombozë.
Trajtimi i arteriosklerozës:

1. Ngritja e moraleve dhe e gjendjes shpirtërore të sëmurit, i cili shpeshherë ndihet i frikësuar dhe mendon se kjo sëmundje do t’i sjellë avari të shumta. Por, ai duhet të bëhet me dije se problemi i tij është i lehtë, gjë e cila lehtëson më shumë rolin e ilaçit.

2. Përdorimi i uthullës së mollës, e cila përmban lëndë pastruese të yndyrave të dëmshme (kolesterolit).

3. Përdorimi i pjalmit të mbledhur nga bletët, sepse pjalmi përmban lëndë që veprojnë në qetësimin e nervave dhe normalizimin e tensionit të gjakut.

4. Përdorimi i uthullës së hudhrës sipas programit të sqaruar në fjalën rreth uthullës së hudhrës (e gjen në menunë në të majtë), sepse ajo vepron në shkrirjen e yndyrave të dëmshme të organizmit, siç është kolesteroli dhe yndyrat e trefishta, dhe si rrjedhojë vepron në parandalimin e ngritjes së tensionit të gjakut dhe të ngurtësimit të arterieve.

5. Përdorimi i limonit, lëkura e të cilit përmban flavon, një lëndë vepruese në forcimin e mureve të arterieve të gjakut. Mendohet se ekzistenca e kësaj lënde pengon oksidimin e shpejtë të vitaminës C, gjë e cila çon në forcimin e mbrojtjes së trupit nga sëmundjet e ndryshme. Po kështu, nëse limoni përdoret me gjithë lëkurë, ai vepron në qetësimin e gjendjes shpirtërore dhe nervore, si dhe pastron gjakun nga helmet e formuara në organizëm si rezultat i çrregullimeve të ndryshme.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719