Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Si ta parandalojnë humbjen e kujtesës

$
0
0

memoryAshtu siç është këshilluar nga një studim i fundit, disa substanca te frutat dhe perimet dhe më konkretisht te luleshtrydhet dhe kastravecët mund të reagojnë kundër humbjes së kujtesës dhe të sëmundjes Alzheimer.

Në studimin e ri të publikuar në revistën shkencore Aging Cell thuhet se frutat dhe perimet dhe veçanërisht luleshtrydhet, boronica dhe kastravecët, ndihmojnë kundër humbjes së kujtesës që manifestohet te pacientët e prekur nga dementia dhe sëmundja e Alzheimer. Shkak për këtë studim u bë një substancë e gjetur te bimët, që vepron kundër humbjes së kujtesës dhe dëmtimeve konjiktive tek kafshët e përdorura për këtë studim, i kryer nga hulumtuesit e Institutit Salk për Studimet Biologjike në Kaliforni.

Kërkuesit, duke i injektuar një grupi minjsh me simptomat e Alzheimer një dozë ditore prej Fisetine, një flavanol natyral e familjes flavonoide, kanë zbuluar se kjo substancë ka penguar përkeqësimin e kujtesës dhe të të mësuarit.

Megjithatë substanca e injektuar nuk ka ndryshuar formimin e pllakave amiloide në tru, d.m.th ato substanca që “akuzohen” si një rrënja biologjike e sëmundjes Alzheimer. Pavarësisht kësaj, rezultatet e studimit sugjerojnë që për trajtimin e sëmundjes Alzheimer mund të ndërhyhet pa marrë parasysh praninë e pllakave amiloide.

“Ne e kishim treguar edhe më parë që te kafshët normale, fiestina mund të përmirësojë kujtesën. Por në këtë studim, ne kemi demonstruar gjithashtu se ajo mund të ketë një efekt edhe te kafshët që janë të rrezikuara nga sëmundja Alzheimer”, shpjegon doktoresha Pamela Maher, autorja kryesore e studimit. Studiuesja i referohet një studimi të kryer më shumë se dhjetë vjet më parë, nëpërmjet të cilit kishte zbuluar se fisetina ndihmon në mbrojtjen e neuroneve të trurit nga efektet e plakjes. Maher dhe kolegët e saj nëpërmjet metodës laboratorike edhe asaj eksperimentale te kafshët kanë gjetur se, përbërësi ka efekte jo vetëm antioksidante por edhe antiinflamatore te qelizat e trurit.

“Ajo që ne kuptuam është që fisetina ka një lloj të madh proteinash, të cilat nëse i marrin, mund të jenë të dobishme edhe në rastin e sëmundjes Alzheimer. Ndërkohë, në momentin e eksperimentimit te kafshët, edhe pse sëmundja përkeqësohej, fisetina ishte në gjendje që të vijonte të parandalonte sëmundjen”, përfundon Maher.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles