Dieta që e mbuloi botën, të cilën ju do të mund ta praktikoni. Daton që prej vitit 1967. Të dhënat më të rëndësishme që duhet t’i zbatoni është se kjo dietë bëhet në afat prej dy ditësh dhe ne asnjemenyre nuk duhet ta vazhdoni me shume.
Nëse i zbatoni rregullat që janë të shkruara më poshtë mund të humbni dy deri tri kilograme. Mëngjesin, drekën dhe darkën që ua propozojmë duhet t’i hani dhe vlejnë për dy ditë nga dieta.
Por, e para, mbajeni mend, ne asnje menyre në këto dy ditë mos përdorni: KRIPË, ERËZA, SHEQER, PIJE TË GAZUARA, duhet t’i hani ushqimet vijuese dhe pijet që ta realizoni dietën:
Mëngjes
1 vezë të zier
1 kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Dreka
2 vezë të ziera
1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Darkë
400 gramë mish lope, e pjekur pa vaj
Shërbehet në një fletë të sallatës jeshile pa erëza
1 filxhan kafe apo çaj – i zi, pa sheqer
Kujdes: Duhet të pini nga një gotë ujë kur të zgjoheni nga gjumi, përkatësisht para se të hani mëngjes, një para drekës, një pas drekës dhe një para darkës, një gotë ujë një apo dy orë pas darkës dhe në fund një para se të flini. Nëse kjo dietë ka sukses, mund ta përsëritni pas një muaji, nëse e praktikoni në mënyrë konstante mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.