Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Si të dobësohesh me çaj jeshil

$
0
0

caji jeshilTe shumte janë ata qe pyesin, a është e mundur te dobësohesh vërtet me çajin jeshil? Konsumi i zakonshëm e kësaj pije ofron një game te madhe vlerash për shëndetin dhe është nder aleatet me te mire për te ndihmuar ne humbjen e peshës.

Është treguar se çaji jeshil ndihmon për te djegur yndyrat dhe kaloritë ne mënyrë totalisht natyrale, pa asnjë kundër ndikim për shëndetin. Nga studime te bëra rezulton se kjo pije e çmuar rrit metabolizmin me 4% për rreth 100 kalori ne dite, te cilat nuk janë shume, por pa dyshim ndikojnë pozitivisht nëse kombinohet me një diete te shëndetshme dhe lëvizje.

Jeni kurioz te njihni sekretet e kësaj pije dobesuese?

Redukton yndyrat

Përmbajtja e larte e polifenoleve te cilat janë prezent ne çajin jeshil kufizon rritjen e triglicerideve ne gjak, këto aktivizojnë një lloj enzime ne trup, qe ka zotësinë te shkrije yndyrat dhe te “pastroje” kështu trupin nga ato te tepërtat.

Stimulon metabolizmin

Çaji jeshil përmban antioksidante te fuqishëm, mes te cilëve epigallocatekina gallato apo EGCG. Ky element, ne kombinim me kafeinën edhe kjo prezent ne çajin jeshil, ka një zotësi te jashtëzakonshme për te stimuluar metabolizmin dhe për te rritur kështu humbjen e peshës përmes termogjenezes, procesi qe përdor yndyrën trupore për te gjeneruar energji. Për me tepër polifenolet dhe katekina, te cilat janë prezent ne çajin jeshil, stimulojnë qelizat muskulore dhe mëlçinë për te përdorur me shume acidet yndyrore.

Stimulon dierezën dhe lufton celulitin

Është një pije e pasur me teofilin dhe teobromine, dy substanca qe favorizojnë dierezën. Ne këtë mënyrë lëngjet e tepërta eliminohen dhe si pasoje do te këtë një rënie peshe, zonat kritike si bark, ije dhe këmbë do te “shfryhen”. Për tu mos harruar se te luftoni uljen e lëngjeve te tepërta minimizon celulitin dhe lëkuren e portokallit.

Ndihmon ndjenjën e urisë

Kur insulina është e qëndrueshme, është dhe ndjenja e urisë, kjo lejon te mos hani jashtë orareve te vakteve, te cilat do te ulte kaloritë ne organizmin tone. Për tu dobësuar me çajin jeshil provoni te konsumoni 3 ose 4 filxhan çaji ne dite dhe te paktën ne e jave dhe do te filloni te shihni rezultatet e para. Për me tepër kjo pije do te behet një zakon i këndshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles