Çelësi për mundjen e obezitetit dhe të diabetit mund të gjendet tek një hardhucë e madhe që jeton në fushat amerikane. Duket që, duke injektuar hormonin e “mostrës së Gilës”, në gjëndrat e pështymës, mund të shërohesh nga këto sëmundje. Studimi është publikuar në revistën Plos One. Studimi është në fazën paraklinike pra për momentin është testuar vetëm tek kaviet. Studimi është frut i një bashkëpunimi prestigjioz të skuadrave italiane të drejtuara nga shkencëtarët Giovanni di Pasquale dhe Edoardo Mannuçi. Studimi ka përdorur një teknikë gjenetike për të studiuar efektet e hormonit “estendin-4” mbi minjtë mbipeshë. Hormoni është marrë nga një hardhucë e madhe e cila quhet “mostra e Gilës” dhe që jeton duke u ushqyer vetëm katër herë në vit falë metabolizmit të shkëlqyer që ka, dhe është kombinuar me një virus “AVV” dhe është injektuar direkt tek gjëndrat e pështymës së kavieve në laborator. Testi ka pasur shumë sukses. Hormoni është depozituar në gjak dhe ka qenë prezent në gjak gjatë gjithë kohës edhe pse është injektuar vetëm njëherë dhe prezenca aktive e exendin-4 ka sjellë një reduktim të peshës të kafshëve që vazhdonin të ushqeheshin me yndyrë si dhe një përmirësim të madh të përqendrimit të sheqerit në gjak dhe stabilitet të insulinës.
↧
Nga pështyma e hardhucës, ilaçi kundër diabetit dhe obezitetit
↧