Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Transplanti i veshkave dhe dializa do te financohen nga qeveria

$
0
0

myftariFondi i Sigurimeve Shëndetësore, në bashkëpunim me mjekët elitë të shërbimeve në QSUT, prezantuan sot paketat e para të shërbimeve shëndetësore të hartuara nga Fondi – dializën dhe transplantin e veshkave. Në konferencë merrte pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas kreut të Shëndetësisë këto paketa të shërbimeve shëndetësore ofrojnë më tepër siguri, dhe shënojnë qartësisht progres, dhe inovacion për pacientët shqiptarë që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, – tha në fjalën e tij Ministri Beqaj, duke theksuar se jemi tashmë në përmbushje të një prej angazhimeve kryesore programore për shndërrimin rrënjësor të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor. m“Për herë të parë ndodh që puna për hartimin e paketave të tilla të shërbimeve shëndetësore të realizohet në një kohë kaq të shkurtër dhe nëpërmjet përfshirjes së një ekipi profesionistësh, duke hedhur edhe një hap të mëtejshëm në drejtim të jetësimit të angazhimit tonë për të siguruar se askush nuk mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor,” tha z. Beqaj.
Përmbyllja dhe miratimi i këtyre paketave të shërbimeve, krijon kushtet e nevojshme për të kaluar gradualisht nga forma e buxhetimit historik të spitaleve, në atë real dhe sipas nevojave. Me financimin e tyre, do të kemi transparencë në administrimin e fondeve si dhe krijojmë një treg konkurrence mes sistemit publik e privat, në funksion të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për popullatën. Po ashtu gjatë fjalës së tij drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci konfirmoi se “Me hartimin e këtyre paketave, konkretizojmë qasjen e re të Institucionit tonë dhe të Qeverisë, për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, në funksion të mirëmenaxhimit të fondeve dhe përdorimit të tyre me efikasitet për nevojat e pacientëve. Sipas kostove të përcaktuara drejt, ne do të mbulojmë rreth 900 pacientë, si në spitalet tona publike ku aktualisht mundësohet shërbimi i dializës (QSUT, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan), ashtu edhe në shërbimin privat. Gjithashtu po shohim mundësinë e hapjes së qendrave të tjera, me qëllim ofrimin e shërbimit të hemodializës sa më afër pacientëve”, tha Beci.
Duke shpjeguar filozofinë e re në hartimin dhe matjen e kostove të paketave shëndetësore, drejtori i Përgjithshëm i Fondit, Astrit Beci pohoi se: “Interesi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marjen e shërbimeve, duke e shtrirë shërbimin e dializës edhe në zona të tjera të vendit. Sektori privat do të shihet si partner në dhënien e këtyre shërbimeve dhe për herë të parë do të financohet në bazë të kostove të mirëpërcaktuara”.
Dy paketat e shërbimit, dializa dhe transplanti i veshkave, dhe më pas paketat e tjera që janë në proces, do të kalojnë për miratim nga Këshilli i Ministrave dhe më pas do të ofrohet shërbimi bazuar në kontrata të mirëpërcaktuara, sipas standarteve klinike të miratuara për këto shërbime. Finalizimi i paketave të shërbimeve, krijon kushtet e nevojshme për të kaluar gradualisht nga forma e buxhetimit historik të spitaleve, në atë real dhe sipas nevojave. Me financimin e këtyre paketave, do të kemi transparencë në administrimin e fondeve si dhe krijojmë një treg konkurrence mes sistemit publik e privat, në funksion të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për popullatën”.

Të dhënat e grupeve të punës së transplantit të veshkave dhe dializës 
Pas një procesi të gjatë dhe voluminoz pune, bazuar në praktikat më të mira botërore dhe të dhënat e kostove në vendin tonë, grupi i punës ka paraqitur një propozim, i cili më pas do të kalojë për miratim në qeveri, për kostot e këtyre shërbimeve.

Për transplantin e veshkave:
Janë kostuar ekzaminimet mjekësore pre dhe post operatore, operacioni dhe ndjekja si dhe shpenzimet indirekte (qe jane kostot e mirembajtjes dhe shpenzimet administrative). Vlera- 7499 eur (pa TVSH).

Për dializën: 
Janë kostuar ekzaminimet mjekësore, terapia ditore e trajtimit – me barna dhe materiale mjekesore dhe sherbimi i aparatures së dializën, si dhe kostot indirekte. Vlera 71.92 euro (pa TVSH)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles