Image may be NSFW.
Clik here to view.Mjekët amerikanë besojnë se kanë shëruar një fëmijë tek i cili është zbuluar virusi HIV, që shkakton AIDS-in, raporton BBC.
Mjekët në Kaliforni i dhanë bebes ilaçe antiretrovirale, katër orë pas lindjes, ndërsa sot, nëntë muaj më vonë, fëmija është HIV negativ.
“Ky rast është një thirrje për veprim dhe një mundësi për mësim. Në gjakun e foshnjës dhe në mëlçi nuk ka më gjurmë të virusit”, – tha mjekja Deborah Persaud nga Universiteti John Hopkins.
Shkencëtarët vlerësojnë se me HIV janë infektuar më shumë se 34 milionë njerëz.