Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Mjalti dhe qumështi, ilaç ideal për pagjumësinë

$
0
0

milkNjë gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë.Në rast se  para gjumit do te keni uri, mirë do të ishte që të konsumoni ushqime që janë të pasura me karbohidrate si: buka integrale, produkte të miellit apo farëra që mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, ton dhe kos. Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës, darkës,  të shmangin djathin e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.

Ushqimet e mësipërme përmbajnë tiraminë, të cilat janë molekula që stimulojnë lirimin e norepinerfinëse cila nga ana e saj  stimulon  trurin dhe na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli? As mos e çoni nëpërmënd.

Në vend të qetësuesve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek darka do të ndikonte pozitivisht në cilesine e gjumit. Borziloku dhe sherbela jane dy produkte qe kanë ndikim të butë e qetësues, por ajo që do t’ju ndihmojë më shumë është: një gotë qumësht me pak mjaltë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719