Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar viktimën e dytë nga virusi AH1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit. Kjo ministri bën me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë nga ky virus një 86-vjeçare. Sipas mjekëve pacienti manifestoi insuficience kardio-cirkulatore.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri tani në vendin tonë janë 41 raste me gripin e derrit. Ky virus u shfaq për herë të pare në vendin tonë në vitin 2009 dhe medikamenti për luftimin e tij është ‘Tamiflu’.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se ka shpërndarë 15.600 tableta bar tamiflu deri tani. Ndërkohë që në ISHP ndodhen gjendje edhe 85.630 tableta.
Viktima e parë nga virusi AH1N1 ishte një 30-vjeçare 13 javëshe shtatzënë. 30-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Senatoriumit ku ishte shtruar për probleme me frymëmarrjen.