Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Larja e dhëmbëve ul rrezikun nga sëmundja e artritit

$
0
0

dhembet“Artriti është një inflamacion i reaksioneve natyrore të sëmundjeve apo lëndimit dhe përfshin ënjtje, dhimbje dhe ngurtësim. Llojet e artritit janë nga më të shumtat. Ato dëmtojnë indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekin pjesë të tij, apo edhe organet e brendshme”-shkruan koha.net. Hulumtuesit e Universitetit të Stomatologjisë në Kentucky kanë zbuluar kohët e fundit se larja e dhëmbëve dhe mbajtja e tyre pastër ul rrezikshmërinë e njeriut për t’u prekur nga sëmundja e artritit. Sipas tyre, mbetjet ushqimore të cilat nuk pastrohen herë pas here, kthehen në baktere të cilat më pas krijojnë disa enzima që arrijnë të çojnë në një sulm imunitar me kalimin e kohës dhe ndikojnë direkt në inflamacionin kronik i cili është përgjegjës për ruajtjen e kockave. Dëmtimi i këtyre indeve, i cili vjen si rezultat i baktereve të krijuara nga moslarja e dhëmbëve, arrin që të dobësojë kockat e trupit të njeriut dhe gradualisht të çojë në sëmundjen e artitit. Mjekët sugjerojnë se që në moshë të re njerëzit duhet të fillojnë të kujdesen e të mos i nënvlerësojnë këto shenja. Një nga mënyrat se si mund të shmanget është larja e dhëmbëve rregullisht, gjë e cila nuk do të çojë në krijimin e baktereve dhe si pasojë dëmtimin e indeve kockore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719