Krahas ushqimit të shëndetshëm dhe konsultimeve të rregullta mjekësore, për shtazani të shëndoshtë janë të rëndësishme edhe ushtrimet e rregullta trupore.Ushtrimet gjatë shtatzënisë (prenatale) kanë detyrim të ngjashëm sikurse ushtrimet në përgjithësi – ruajtjen e gjendjes së mirë të organizmit, mirëpo gjatë ushtrimeve prenatale duhet pasur kujdes në ekzekutimin e tyre. Për secilën grua shtatzënë, ushtrimet duhet përshtatur me gjendjen e saj të përgjithshme, shprehinë e ushtrimeve para shtatzënisë, muajin e shtatzënisë e kështu me radhë.Rëndësia e ushtrimeve prenatale është për mbajtjen e një shtatzënie të shëndoshë. Me aktivitet të vazhdueshëm fizik gjatë shtatzënisë, shtatzëna do ta përcjellë dhe do të mësohet me trupin e saj. Në këtë mënyrë, ajo do të marrë kontrollin mbi ndryshimet e dukshme në trup, por edhe ndaj atyre që zhvillohen në brendësi. Shtimi i kilogramëve dhe formimi i indit dhjamor nënlëkuror do të qëndrojë në kufij normalë (mesatarisht gjatë shtatzënisë femrat fitojnë 10 deri në 12 kilogramë peshë). Secila shtatzënë duhet ta pranojë faktin se në atë gjendje e ka të kufizuar mundësinë e lëvizjes dhe në këtë mënyrë shpenzon më pak energji, prandaj duhet pasur kujdes me sasinë e kalorive që fut në organizëm. Ndryshimet që ndodhin në të gjitha organet gjatë shtatzënisë, sjellin deri te shumë vështirësi, siç është frymëmarrja e shkurtër, shpejtimi i punës së zemrës, zvogëlimi i metabolizmit që sjell shpesh deri te kapsllëku dhe vështirësitë gjatë urinimit. Kështu, shtatzëna përmes njohjes së ndryshimeve në organizmin e saj dhe stërvitjeve të kohëpaskohshme, do ta kalojë më lehtë dhe më shëndetshëm periudhën para lindjes së fëmijës. Mjeku.Net
↧
Pse janë të rëndësishme ushtrimet gjatë shtatzënisë
↧