Konsumimi i tepërt i pijeve pa sheqer rrit mundësinë e prekjes nga diabeti në mënyrë drastike, sipas një studimi të ri, të publikuar të premten në një revistë shkencore. Studimi u përqendrua në rreth 66 mijë shtetase franceze, përdoruese të pijeve “sugar free” dhe në bazë të statistikave, ato goditeshin nga diabeti ndjeshëm më tepër se konsumuesit e versioneve normale të pijeve të ndryshme. Të dhënat u grumbulluan në një periudhë 14-vjeçare, nga viti 1993 në 2007-ën. Ndonëse të varfra me kalori, zbulimet e këtij studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, bëjnë të qartë se këto lloj pijesh nuk janë detyrimisht të mira për shëndetin. Arsyeja e rritjes së probabilitetit të prekjes nga diabeti nuk është zbuluar ende, por besohet se shkaqet lidhen me ëmbëltuesit artificialë. Tek meshkujt, ndikimi është më i vogël, me një rritje prej rreth 30 për qind të mundësisë së prekjes nga diabeti, por probabiliteti ndryshon drastikisht midis femrave, me shanset e përdorueseve të “sugar free” për t’u prekur nga sëmundja e sheqerit deri në 60 për qind më të larta se mesatarja.