Sëmundjet e zemrës, infarktet e miokardit, hipertensionet, çrregullimet e valvolave, skleroza e enëve të gjakut, trashja e mureve të zemrës, dhe çrregullime të tjera, kur nuk tregohet kujdes, gradualisht shkojnë deri në marrjen e jetës për shumë njerëz. Prandaj, sot, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vlerësojmë me seriozitetin e duhur çdo dhimbje në kraharor, pavarësisht se ajo mund të mos ketë lidhje me zemrën. Dhimbjet e gjoksit mund të vijnë nga procese patologjike, sëmundje që mund të zhvillohen si në sipërfaqe të toraksit (gjoksit), ashtu edhe të organeve që ndodhen në brendi të kafazit të kraharorit. Pra, lindja e ndjenjës së dhimbjes në gjoks shpjegohet me ngacmimin e mbaresave nervore që kalojnë aty si dhe me ngacmimin e mbaresave nervore të organeve të brendshme dhe të vazave të gjakut. Pra, dhimbjet e gjakut mund të vijnë nga muskujt, fijet nervore midis brinjëve, cipat e zemrës dhe të mushkërive, nga zemra dhe vazat e mëdha si aorta, arteria pulmonare, etj. Ndërsa mundësitë për të ndërhyrë kur ndodh një hemorragji cerebrale janë të pakta, mundësitë e parandalimit të kësaj hemorragjie janë të shumta. E rëndësishme është të fillohet më parë, kur jeni të shëndetshëm. Ja dhjetë rregullat kryesore të parandalimit të një hemorragjie cerebrale.
Kontrolle periodike – në mënyrë të veçantë në rastin e një rreziku të shtuar, dhe gjithmonë duke nisur nga mosha 60-vjeçare është mirë të realizoni vizita tek mjeku. Ai do të identifikojë edhe profilin tuaj të rrezikut vaskular.
Mos pini duhan – duhani favorizon bllokimin e enëve të gjakut, që është shkaku i parë i një hemorragjie cerebrale
Bëni sport – duhet të praktikoni përditë aktivitet fizik të moderuar, si të bëni një shëtitje në ajër të pastër për 30 minuta në ditë.
Kontrolloni peshën – evitoni të shtoni në peshë. Në subjektet që janë mbipeshë reduktimi i kileve të tepërta ka efekt pozitiv lidhur me presionin e gjakut, si edhe mbi yndyrat në gjak dhe tek njerëzit, të cilët vuajnë nga diabeti.
Kufizoni përdorimin e alkoolit – nuk duhet të kaloni 2 gota verë në ditë, ose dy kriklla birre për person. Gratë duhet të konsumojnë gjysmë gote vere në ditë.
Korrigjoni ushqimin – reduktoni përdorimin e yndyrave që vijnë nga shtazët, rrisni konsumin e peshkut, të frutave, të perimeve, të drithërave dhe të bishtajoreve, që janë burim mineralesh dhe antioksiduesish.
Kufizoni kripën - marrja e përditshme e kripës në dietë duhet të jetë reduktuar të paktën 6 gramë, sidomos për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni arterial.
Kontrolloni tensionin – tek subjektet me hipertension, të cilëve nuk u bën punë moderimi i mënyrës së jetesës, duhet të merren edhe ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut. Vlerat e këshillueshme janë më të ulëta se 14-9.
Kontrolloni gliceminë – duhet të bëni kontrolle periodike të glicemisë në mënyrë që të diagnostikoni përpara kohe prezencën e diabetit. Tek diabetikët reduktimi i masës së trupit, modifikimi i stilit të jetës dhe kontrolli i faktorëve të tjerë duhet të kihen në një vëmendje të veçantë.