Fëmijët mund të kenë një rrezik më të ulët të zhvillimit të një alergjie në qoftë se nënat e tyre gjatë shtatzënisë kanë ngrënë shumë arra në shtatzëni. Studiues pretendojnë se arrat ulin zhvillimin e alergjisë tek fëmijët. Nënave u këshillohet më parë të shmangin kikirikët, veçanërisht në qoftë se kanë pasur një alergji si ekzema apo astmë në familje. Studimi gjeti se fëmijët e nënave të cilat kanë ngrënë arra pesë herë në javë kanë një rrezik më të ulët për të pasur një alergji. Sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore JAMA, Dr. Ruçi Gupta e Universitetit Northwestern të Mjekësisë në Çikago, tha se studimi tregoi se gratë nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë. “Sigurisht, gratë që janë alergjike ndaj arra duhet të vazhdojnë duke i shmangur arrat”, tha ajo. “Gratë shtatzëna nuk duhet të eliminojnë arrat nga dieta e tyre, ashtu dhe kikirikët janë një burim i mirë i proteinave që sigurojnë acidin folik, i cili potencialisht mund të parandalojë dy defekte nervore”. Numri i fëmijëve britanike alergjikë në kikirikë është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye që mbeten të paqarta.