Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Brokoli parandalon infeksionet

$
0
0

brokoliPërdorimi i brokolit po shtohet gjithnjë e më tepër në tryezat tona. Përdorimi i shpeshtë i tij ndikon për mirë, sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Flasim gjithnjë për variantin më të thjeshtë, sallatën. Mjafton të zihet dhe gatitet me vaj, limon a uthull balsamike. Brokoli përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh për ta mbajtur trupin të shëndetshëm, por gjithashtu është edhe njëri nga forcuesit më të mirë të sistemit imunitar. Është treguar shumë efikas në parandalimin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje vërehet shpesh te femrat. Brokoli përmban glukinolat, përbërje sekondare bimore, të cilat shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Latest Images