Image may be NSFW.
Clik here to view.Gjuha është shumë e zbehtë, sidomos në skaje, ndërsa sipërfaqja është me shkëlqim, për shkak të humbjes së qelizave. Mund të bëhet fjalë për mungesë të hemoglobinës.
Materia e pranishme te qelizat e kuqe të gjakut, hemoglobina, i jep gjakut ngjyrën natyrale, të kuqe. Gjendja e këtillë mund të nxisë ligështimin, zbehtësinë, kokëdhembjen, përqendrimin e dobësuar.
Çfarë të bëhet? Që të konstatohet anemia, është e nevojshme analiza specifike e gjakut. Forma më e shpeshtë e anemisë shkaktohet nga mungesa e hekurit: që të shërohet, duhet shtuar përdorimi i ushqimit të pasur me hekur, siç është mishi i kuq, bishtajat, spinaqi dhe shtesat në ushqim, sipas udhëzimeve të mjekut.