Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Hernia diskale, faktorët që ndikojnë dhe metodat e reja kurative

$
0
0

herniaHernia diskale shkaktohet nga shkaqet e mjedisit, stresi, obeziteti, pirja e duhanit dhe renia psikologjike. Por duhet thënë se në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencëtarëve amerikanë dhe filandezë pohojnë se mutacioni (deformomi) gjenetik në 171 finlandezë që u morën në studim dhe që vuanin nga shiatiku, ishte 12,2 %, ndërsa në një grup personash prej 321 vetash dhe që nuk vuanin nga shiatiku, ky mutacion gjenetik ishte në 4,7%. Finlanda është vendi i vetëm ku frekuenca e kësaj sëmundje është studiuar në shkallë kombëtare. Sipas një ankete të bërë në 8000 veta, të sëmurët me shiatik përbënin meshkuj përbënin 5,1% ndërsa femra përbënin 3,7%. Le të kthehemi në vendin tonë e të shikojmë se kush është situata. Rreth 800 persona në vit ekzaminohen si individë që vuajnë nga hernia diskale, ku gjysma pra rreth 400 vete në gjendje të rëndë dhe që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale. Personat më të prekur janë shoferët, punëtorët e krahut dhe punonjësi e zyrave.

Ç’është hernia diskale? Hernia diskale është patologji (sëmundje) e cila gjendet dhe zhvillohet me fazat e veta të agravimit në shtyllën kurrizore. Kjo sëmundje prek kryesisht pjesën fundore të kolonës verterale (pjesën lumbare) dhe pjesën e çafës (pjesën cervikale) dhe më pak në pjesën torakale (në pjesën e mesme të shtyllës kurrizore). Hernia diskale presupozon disekuilibrim të strukturave stabilizuese dhe amortizuese që gjenden në mes të vertebrave (aty ku vertebrat lidhe me njëra-tjetrën).

Simptomat. Simptoma e parë dhe më tipike për këtë sëmundje ajnë dhimbjet e forta të kolonës (sepse dhimbjet në përgjithësi janë kudo në pjesë të ndryshme të shtyllës kurrizore) të cilat sipas agravimit të sëmundjes mund të shpërndahen edhe në ekstremitet e trupit të njeriut. Po ashtu sa i përet shenjave të para të kësaj sëmundje kemi të bëjmë edhe me mpirje, humbje të ndjeshmërisë nëpër ekstremite (gjymtyrë) si dhe defiçite të rënda motorre të muskujve të ndryshëm sipas segmenteve të lezionit (dëmtime nervi) në kolonë. Shkalla më e lartë e agravuimit përfshin defiqitin motorr dhe retensionet e forta urinare (bllokim të urinimit).

Shkaqet krysore. Shkaqet krysore të kësaj sëmundje janë mbigarkesa e lartë e punës së shtyllës kurrizore. Sa i përket kësaj pike duhe theksuar se më të predispozuar për tu prekur nga kjo sëmundje janë personat të cila punojnë me ngritje peshash të rënda, dhe në pozicione jo të favorshme të drejtqëndrimit të trupit të tyre. Po ashtu mund të përmednim se një tjetër shkaktar është edhe obeziteti (mbipesha) ose mbipesha në kohën e shtatzanisë tek gratë, në këtë rast sëmundje edhe mund të jetë kalimtare, por kjo nuk do të thotë se duke qënë e tillë mund të përballohet pa ndihmën e mjekut. Një tjetër faktor i rendesishem eshte dhe struktura posturale e njerzeve (deformimet e lindura por edhe të fituara në kolonë), kjo do të thotë se edhe aksidente të ndryshme të cilat dëmtojnë shtyllën kurrizore dhe gjymtyrëve mund të bëhen shkak i lindjes së sëmundjes së hernies diskale.

Mënyra konservative e tratimit të sëmundjes

Kjo sëmundje mund të trajtohet në dy mënyra pra me ndërhyrje kirurgjikale e cila realizohet në rastet kur hernia diskale është e rënduar dhe me shumë dhimbje, me mpirje të forta dhe humbje të funksioneve të ndryshme. Mënyra tjetër e trajtimit të saj është ajo konservative që do të thotë trajtim medikamentoz dhe fizioterapeutik. Në këtë rast pacienti i nënshtrohet paralelisht kurave të ndryshme sipas shkallëve medikamentoze dhe edukimit postural (korigjim i drejtqëndrimit të kolonës), i cili konsiston në forcimin dhe arritjen e simetrisë së kolonës nëpërmjet muskujve dhe grupeve muskujve të ndryshëm. Një tjetër mënyrë e trajtimit fizioterapeutik është edhe terapitë pasive për kolonën, traksionet e ndryshme të kolonës, elektroterapitë e ndryshme të cilat përmirësojnë inevimin e muskujve dhe lehtësimin maksimal të dhimbjeve. Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e trajtimit të konservator është përgatitja dhe këshillimi verbal të pacientëve. Këtë të fundit këshillohen se si duhet të sillen gjatë aktiviteteve fizike të jetës së tyre të përditëshme. Në këtë mënyrë ata duhet të eleminojnë peshat e rënda. Gjatë punëve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritje peshash ata duhet të realizojnë një balancim të tyre në të dy anët, në mënyrë që të krijohet ekuilibër dhe të shmangen dëmtmet apo dhimbjet e kolonës. Për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që kryejnë udhëtime të gjata, këshillohet që të përdorin jastekë të ndryshë, por gjithmonë të butë, në mënyrë që të sigurojnë drejqëndrimin e duhur. Po ashtu pacientët të cilët kryejnë punë zyrtare, ku vendqëndrimi në pjesën më të madhe të kohës është në karrige, këshillohet që të përdorin karrige rrotulluese dhe legeni të pozicionohet një pëllëmbë sipër gjurit, pra jo një pozicionim jo vertilkal. Ndërkohë që gjatë kohës që këta pacientët ose indivitë të tjerër të paprekur nga hernia diskale janë të shtrirë duhet të kenë parasysh që krevati të jetë i fortë dhe mundësisht ortopedik që të mos lejojë asimetrinë e mundëshme të kolonës. Këto janë disa nga këshillat kryesore që pacientët e prekur nga sëmudja në fjalë duhet tu kushtojnë vemendje të lartë. Sigurisht që trajtimi dhe këshillimi i mëtejshëm bëhet në klinika dhe nën kujdesin e mjekut specialist.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles