Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Hernia diskale, faktorët që ndikojnë dhe metodat e reja kurative

$
0
0

dhimbja-shpinesHernia diskale shkaktohet nga shkaqet e mjedisit, stresi, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por duhet thënë se në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencëtarëve amerikanë dhe finlandezë pohojnë se mutacioni (deformomi) gjenetik në 171 finlandezë që u morën në studim dhe që vuanin nga shiatiku, ishte 12,2 %, ndërsa në një grup personash prej 321 vetash dhe që nuk vuanin nga shiatiku, ky mutacion gjenetik ishte në 4,7%. Finlanda është vendi i vetëm ku frekuenca e kësaj sëmundje është studiuar në shkallë kombëtare. Sipas një ankete të bërë në 8000 veta, të sëmurët me shiatik përbënin meshkuj përbënin 5,1%, ndërsa femra përbënin 3,7%. Le të kthehemi në vendin tonë e të shikojmë se kush është situata. Rreth 800 persona në vit ekzaminohen si individë që vuajnë nga hernia diskale, ku gjysma pra rreth 400 vete në gjendje të rëndë dhe që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale. Personat më të prekur janë shoferët, punëtorët e krahut dhe punonjësi e zyrave.

Ç’është hernia diskale

Hernia diskale është patologji (sëmundje), e cila gjendet dhe zhvillohet me fazat e veta të agravimit në shtyllën kurrizore. Kjo sëmundje prek kryesisht pjesën fundore të kolonës verterale (pjesën lumbare) dhe pjesën e qafës (pjesën cervikale) dhe më pak në pjesën torakale (në pjesën e mesme të shtyllës kurrizore). Hernia diskale presupozon disekuilibrim të strukturave stabilizuese dhe amortizuese që gjenden në mes të vertebrave (aty ku vertebrat lidhe me njëra-tjetrën).

Simptomat

Simptoma e parë dhe më tipike për këtë sëmundje janë dhimbjet e forta të kolonës (sepse dhimbjet në përgjithësi janë kudo në pjesë të ndryshme të shtyllës kurrizore), të cilat, sipas agravimit të sëmundjes, mund të shpërndahen edhe në ekstremitet e trupit të njeriut. Po ashtu, sa u përket shenjave të para të kësaj sëmundjeje, kemi të bëjmë edhe me mpirje, humbje të ndjeshmërisë nëpër ekstremit (gjymtyrë) si dhe deficite të rënda motore të muskujve të ndryshëm sipas segmenteve të lezionit (dëmtime nervi) në kolonë. Shkalla më e lartë e agravimit përfshin deficitin motor dhe retensionet e forta urinare (bllokim të urinimit).

Shkaqet kryesore

Shkaqet kryesore të kësaj sëmundje janë mbingarkesa e lartë e punës së shtyllës kurrizore. Sa i përket kësaj pike duhet theksuar se më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje janë personat të cila punojnë me ngritje peshash të rënda, dhe në pozicione jo të favorshme të drejtqëndrimit të trupit të tyre. Po ashtu mund të përmendim se një tjetër shkaktar është edhe obeziteti (mbipesha) ose mbipesha në kohën e shtatzënisë tek gratë, në këtë rast sëmundje edhe mund të jetë kalimtare, por kjo nuk do të thotë se duke qenë e tillë mund të përballohet pa ndihmën e mjekut. Një tjetër faktor i rëndësishëm është dhe struktura posturale e njerëzve (deformimet e lindura por edhe të fituara në kolonë), kjo do të thotë se edhe aksidente të ndryshme të cilat dëmtojnë shtyllën kurrizore dhe gjymtyrëve mund të bëhen shkak i lindjes së sëmundjes së hernies diskale.

Përhapja

Aktualisht nuk ka një raport apo studimin të popullsisë për të nxjerrë një përqindje të saktë të shtrirjes dhe prekshmërisë së kësaj sëmundje në vendin tonë. Por mund them se nga vizitat apo rastet që na paraqiten në klinikën tonë përhapja e saj është relativisht e lartë. Aktualisht në këtë klinikë realizohet 400 ndërhyrje kirurgjikale në vit, ndërsa janë nën kujdesin mjekësor por që nuk kanë një zhvillim të sëmundjes deri në atë shkalla së të kenë nevojë për operacion mund të them se shifra e tyre është rreth 400 raste. Pra në klinikën tonë përgjatë një viti na paraqiten rreth 800 raste me hernie diskale. Dua të theksoj se ka një mungesë të theksuar të kulturës mjekësore nga ana e pacientëve të cilët vijnë në klinikë në fazat e rënda të zhvillimit të kësaj sëmundje. Faza në të cilat në pjesën më të madhe të rasteve kanë të nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale. Por këtu një rol të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje duhet të luajë edhe mjeku u familjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles