Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Vaji i bajameve, aleati i bukurisë femërore

$
0
0

bajamet-300x225Vaji i bajameve, i përdorur gjerësisht në fushën e kozmetikës, ka të tjera veti të dobishme që jo të gjithë i njohin. I pasur me vitamina të grupit B dhe minerale si kalciumi, fosfori, potasi, magnezi e hekuri, vaji i bajameve ndikon pozitivisht edhe në shëndet. Për shkak të efekteve të tij lubrifikuese, ai favorizon aktivitetin e zorrëve. Vaji i bajameve thuhet se është i pasur me proteina dhe kjo bën që të gjejë përdorim edhe ne dietat vegjetariane. Megjithatë, duhet pasur parasysh se përbërja ne masën 50 për qind nga yndyrat e kufizon përdorimin e tij për shkak të kalorazhit të lartë. Ne kozmetike, vaji i bajameve përdoret në kremrat hidratues. Ai u jep shkëlqim e gjallëri flokëve dhe thonjve, por arsyeja kryesore për të cilën mijëra femra e kërkojnë neper farmaci është parandalimi i shenjave te zgjerimit te lëkurës (zmaljaturat) sidomos gjate periudhës së shtatzënisë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles