Shpikësi i kësaj recete është Rick Warren, lideri i Kishës Saddleback ne Kaliforni, i cili deri tani ka shitur 30 milion kopje te librit te tij “Purpose-Driven Life”. Nëse deri tani mendohet se përgjithësisht dietat janë ne gjendje te bëjnë mrekullia, dieta e fundit e propozuar nga Warren shkon edhe me tej. Për këtë arsye ajo po gjen një përhapje te shpejte ne Amerike. Krijuesi i saj është frymëzuar nga mësimet e Biblës dhe traditës kristian judaike, dhe pretendohet se ajo është ne gjendje qe te mundësojë ri gjetjen e mirëqenies shpirtërore dhe fizike duke ndjekur mësimet e Zotit. Regjimi i dietës është shume i thjeshte dhe madje i lire. Fruta, zarzavate, drithërat janë përbërësit me te rëndësishëm ne te dhe kjo për 21 dite. Kjo diete e ka origjinën ne agjërimin e Danielit i cili refuzoi te pije çdo lëng si dhe ushqimin e ofruar nga sovrani i Babilonisë, i cili nuk ndiqte porosite e Zotit. Duke respektuar këtë diete, Danieli tregoi se ai ishte ne gjendje te shenjtëronte Zotin, dhe njëkohësisht te tregonte kujdes për trupin e tij. Dieta është e përbëre nga 70% fruta dhe zarzavate, dhe pjesa tjetër drithëra për marrjen e proteinave.