Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Konsumimi i hekurit, zvogëlon lodhjen

$
0
0

hekur, spinaqShkencëtarët zviceranë nga universiteti i Lozanës kanë vërtetuar se pas tre muaj konsumimi të hekurit lodhja te pacientët me simptoma kronike zvogëlohet për 50 për qind.

Studimi ka përfshirë dy etapa të hulumtimit. Në fazën e parë është zbuluar deficiti i hekurit në organizëm dhe ndjenja e plogështisë, derisa në fazën tjetër është vërtetuar se ky mineral e largon lodhjen kronike.
Rezultatet kanë treguar se te gjysma e femrave, pas 12 javë të marrjes së mineralit të hekurit, ndjenja e lodhjes është zhdukur, derisa te pacientet femra, të cilat nuk e kishin marrë këtë mineral, ajo përqindje ishte shumë më e vogël.
Hulumtimi ka vërtetuar se hekuri është i dobishëm edhe tek ata pacientë që vuajnë nga anemia. Nuk duhet ta keni një deficit të madh të këtij minerali, në mënyrë që konsumimi i tij të jetë efikas, ngase edhe një mungesë e vogël e hekurit negativisht ndikon në nivelin e energjisë tuaj.
Femrat, tri herë më tepër se meshkujt vuajnë nga lodhja kronike, prandaj ju sugjerohet që të marrin tableta me hekur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719