njeriu di vetëm gjëra të përgjithshme, por vetëm një gjë është e sigurt: lëndën e parë që mbledh nga bimët dhe pemët, bletët e përpunojnë me lëndë të trupit të vet, gjersa ai arrin cilësitë magjike të një lënde me vlera kurative mahnitëse. Bletërritësi e grumbullon propolisin, duke kruajtur faqet e brendshme të koshereve dhe kornizat, ose duke vendosur në koshere pajisje të ndryshme të shpikura posaçërisht për këtë punë. I vetmi defekt i propolisit është pakica me të cilën e prodhojnë atë bletët.
Në përbërje të propolisit gjejmë:
Rezina dhe substanca balsamike : 50 – 55 për qind
Dyll: 30 për qind
Polen: 5 për qind
Substanca të tjera organike dhe minerale: 5 për qind
Në rrethet shkencore e popullore, propolisi sot njihet si një produkt natyral me cilësi kurative befasuese. Studime të pafundme në gjithë botën, i atribuojnë veprime të pafundme biologjike dhe efekte terapeutike.
Ndër cilësitë më të theksuara terapeutike përmendim veprimet: antimikrobike, antibiotike, antikërpudhore, antinflamatore, analgjezike, antioksidante dhe antitumorale.
Nuk duhet të harrojmë pa përmendur që përdorimi i propolisit forcon sistemin imunitar dhe mund të përdoret në të gjitha moshat, si edhe në gratë shtatzëna.
Në bazë të literaturës shkencore, mjekimi me propolis në forma të ndryshme farmaceutike ka dhënë rezultate të mira ose shumë të mira në këto fusha:
- Veprim antibakterik (kundër Staphylocoçus aureus dhe Escherichia coli.
- Veprim antikërpudhë (kundër Candida albicans dhe kandidozave të tjera).
- Në gjinekologji: veprim analgjezik dhe rregullues i menstruazioneve, vepron në dismenorre dhe amenorre, në ovarite e salpingite, në vaginite, në leukorre (sekrecione të bardha) dhe infeksione të tjera bakterike ose mikotike të aparatit gjenital femëror, trichomonasis vaginalis, etj.
- Ka aktivitet antiviral.
- Ka veprim parandalues ndaj gripit, ndaj ftohjes e rrufës, ndaj infeksionev të rrugëve të frymëmarrjes me origjinë mikrobale, virusale ose të përzier (nga Streptocoçus pneumoniae, Haemophilus influenzae, Haemophilus parainfluenzae, Moraxella catarrhalis, Streptocoçus pyogenes), faringotonsillit, tracheit, si dhe kundër Salmonella typhi.
- Pengon zhvillimin e bacilit të tuberkulozit.
- Kuron aftën, herpesin (“ethet”me flluska e plagë rreth buzëve) si dhe herpes zoster.
- Shumë i dobishëm në djegie të rënda dhe në kurimin e akneve, në kurimin e ulçerës së stomakut, ulçerës gastrike, ulçerës në zorrë dhe ulçerës në duoden.
- Pengon zhvillimin dhe përhapjen e Helicobacter pylori.
- Ka efekt mirëbërës në zemër, në muret e enëve të gjakut, në arteriosklerozë, në ata që kanë kaluar infarkt, në ata që vuajnë nga presioni i lart, në ata që kanë dhimbje me ngërç në këmbë për shkak të problemeve në qarkullimin e gjakut, në rastet akute dhe kronike të variçeve, etj.
- Kuron inflamacionin e bërrylit, sindromën çervikale dhe vertebrale të shpinës, spondilartrozën, tërheqjet muskulare, dhimbjet e kyçeve (sidomos të gjurit) e të kryqeve (të legenit), lumbagon, artritin akut e kronik, diskopatínë (hernie e diskut)…
- Kuron thonjtë e këmbëve të shkatërruar nga sëmundje mykotike.
- Kuron infeksionet në vesh, në hundë, në fyt, blefaritin, paradontozën…
- Kuron sëmundjet e lëkurës: psoriazën, puçrat, seborrenë dhe çdo infeksion tjetër.
- Ndihmon në kurimin e hepatitit (edhe siero-hepatitet A dhe B).
- Kuron majasëllin dhe çarjet në anus…
- Rregullon punën e zorrëve.
- Kuron kapsllëkun në të gjitha format e shfaqjes së tij, madje edhe kur kapsllëku vjen si pasojë e përdorimit të antibiotikëve ose nga rrezatime…
- Kuron të gjitha format e zmadhimit të prostatës dhe infeksioneve të saj, dhimbjet në fshikëz të shoqëruara me sekrecione leukocitesh, me efekt mirëbërës edhe në organet e lidhura me prostatën: testikula, fshikëz, veshka.
- Kuron dermatitin supurativ (dermatit piogenik), linë e dhenve etj.
Aktualisht, në nivel botëror, propolisi përdoret gjerësisht në formula ilaçesh, në kremra, në pije dhe në ushqime, për të përmirësuar shëndetin ose për ta ruajtur atë (për të parandaluar infeksionet, inflamacionet, sëmundjet kardio-vaskolare, sëmundjet e mëlçisë, diabetin dhe disa lloje anceri…)
Në Gjermani, prej dhjetëra vitesh, mbledhja e propolisit është shpallur Detyrë e Rëndësishme në Shërbim të Kombit!
Një formulë universale me propolis për të gjitha sëmundjet e brendshme, veçanërisht për sëmundjet e aparatit të tretjes, të veshkave, të mëlçisë dhe për të gjitha problemet e prostatës, përfshi edhe kancerin. Këtë formulë ma ka mësuar nëna ime, të trashëguar nga nëna e saj:
500 gr. mjaltë mali, i pastër, natyral, i pa vënë në zjarr
100 gr. vaj lini i freskët, shtrydhur me sistemin e ftohtë
17 gr. propolis mali i pastër, kualitet ekstra, i pluhurizuar
2.5 gr. spec djegës (jo i detyrueshëm. Kush nuk e pëlqen, ose nuk ndjehet mirë
nga përdorimi i specit, të mos e hedhë në këtë përzierje).
1 lugë gjelle pluhur i imët gjethesh bar blete tharë në hije
I bashkojmë të gjitha në një enë balte dhe i përziejmë mirë me një lugë druri gjersa të bëhen një masë e vetme homogjene. (Propolisi bëhet pluhur me një thikë sharrë – të dhëmbëzuar – pasi e kemi lënë më parë disa orë që të ngrijë në frigorifer.)
Masën e fituar e hedhim në një vazo balte ose qelqi me kapak dhe e ruajmë në një vend të freskët, në errësirë, ose në frigorifer, në pjesën e poshtme të tij.
Nga ky eliksir jetëgjatësie dhe mirëqenie, konsumoni 40 gr. në ditë (një lugë gjelle rrafsh (20 gr.) në mëngjes esëll dhe një lugë gjelle rrafsh (20 gr.) 30 minuta para fjetjes.
Për rastet e zakonshme (jo malinje) kjo kurë duhet të zgjatë një muaj, pastaj vazhdohet vetëm me përzierjen 500 gr. mjaltë plus 100 gr. vaj lini, ose vetëm me vaj lini.
Për të sëmurët me kancer (gjithmonë duke njoftuar mjekun tuaj për përdorimin e saj), kura me propolis duhet të vazhdojë deri në përmirësim të ndjeshëm ose shërim të plotë, gjë që duhet të ndodhë brenda tre muajsh. Në rast se për tre muaj kjo kurë nuk jep efektin e dëshiruar, duhet të zgjidhni një mënyrë tjetër kurimi.
Kujdes! Para trajtimit me propolis, nëse një gjë të tillë e bëni për herë të parë, duhet të bëni një provë alergjie ndaj tij. Dy vetë në njëmijë janë alergjikë ndaj propolisit.