Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Si ta njohim spondiliatrozën, ja shenjat e para që shfaqen

$
0
0

spondiliartrozaSpondiliartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së spondiliatrozës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, (që vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, etj. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje. Spondiliatoza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh dy tipa, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intensive.
Spondiliatroza Lumbare
Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.
Spondiliatroza Cervikale
Ky tip i dytë i spondiliatrozës shfaq dhimbje në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.
Shkaqet
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.

Disa këshilla për të shmangur spondiliatrozën

Qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit. Të këshillueshme janë banjat termale, të cilat janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku. Është mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.
Një paketë këshillash për të kuruar spondiliatrozën:
1- Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për
muskujt e qafës
2- Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3- Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të
lartë
4- Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për
sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6- Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në
mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7- Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8- Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina

Nga se shkaktohet spondiliatroza

Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor. Kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza. Ajo shfaqet edhe në rastet kur ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme.

Moshat që prek spondiliatroza

Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve të serotoninës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta