Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Kurat popullore që kurojnë sëmundjet e mëlçisë

$
0
0

Cirroza_01-520x250Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit, etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës, është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë.

Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë, që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.

Sëmundjet e tjera që shkakton

Duke pasur parasysh shërbimet kryesore të mëlçisë specialistët kanë përcaktuar edhe sëmundjet (patologjinë) e saj dhe të rrugëve të tëmthit, të cilat karakterizohen nga pakësimi i sekretimit dhe i mënjanimit të lëngut të tëmthit në zorrë, nga kalimi i kripërave të tij në gjak, gjë që shkakton lindjen e të verthit. Por mund të lindin edhe ndryshime të tjera në vetë indin e mëlçisë që çrregullojnë funksionet e sajë fiziologjike të sintezës, të shndërrimeve dhe të mënjanimit të prodhimeve të ndryshme ushqimore me origjinë shtazore, bimore e minerale. Është e këshillueshme që në të gjitha çrregullimet e mëlçisë ti drejtoheni mjekut për përcaktimin e diagnozës dhe mjekimin sa më të arsyeshëm. Preparatet me origjinë bimore që praktikon mjekësia popullore dhe ajo shkencore për sëmundjet e mëlçisë përdoren në këto drejtime kryesore. Për mjekimin e pezmatimit të mëlçisë (hepatit) dhe të fshikëzës së tëmthit (kolecistit) dhe për tretjen e gurëve të tëmthit (kolelitiazë). Ndërmjet bimëve që përdorën në familje për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë e të rrugëve të tëmthit rezultate të mira ka dhënë mendra e butë, e cila mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe pa shkaktuar veprime të padëshirueshme anësore.

Kurat popullore

Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj, dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimorë i përzier edhe me pelin e me bar pezmin bëhet më i dobishëm për prodhimin e tëmthit.

Angjinarja

Në sajë të cinarinës, glukozideve A dhe B, substancave flavonike të ndryshme etj. Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë).

Pelini

Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lulës së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjitashtu, ai nuk duhet pë përdoret nga gratë shtatzëna.

Rrepa

Rrënjët e freskëta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Njëkohësisht me tharjen e rrënjës pakësohet edhe veprimi i saj. Rrënjët e rrepës, përdoren si mjet koleretik kundër gurëve të tëmthit kur fillon ripezmatimi i fshikëzës përkatëse, si dhe për të lehtësuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese të rrepës, pasi përthithen nga trakti tretës ngacmojnë lehtë mëlçinë dhe në këtë mënyrë, shtojnë rrjedhjen e tëmthit. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar. Në gurët e tëmthit, rrepa këshillohet vetëm për një kohë të caktuar dhe në doza të vogla.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta