Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme.
Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Sëmundjet e aparatit tretës shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm.
Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve
Sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi, mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak). Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.
Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe trajtimet bimore
Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, që shpesh shfaqen në mënyrë të alternuar dhe kapriçoze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimin e këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike. Shkaqet janë të shumëfishta dhe të shumta, por me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi arrihen rezultate mjaft pozitive. Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve është disbioza që do të thotë çrregullim i florës mikrobike të zorrës. Mirëqenia e zorrës varet drejtpërdrejtë nga flora bakteriale e zorrës, e cila nga ana e saj, për të qëndruar aktive dhe e gjallë ka nevojë për fibrat prebiotike.
Molla
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj.
Shega
Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Kuron:
1- Sëmundjet e stomakut
2- Sëmundjet e zorrëve
3- Dhimbjet e barkut
4- Hemorroidet
5- Ënjtjen e bajameve
6- Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Manaferra
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.
Kuron:
1- Ul temperaturën
2- Ataket kardiake
3- Diabetin
4- Astmën
5- Tretjen e ushqimeve
Si përgatitet çaji:
Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.
Hudhra
Përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të apceset, plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë interesante dhe hudhra ruan vetitë e saja edhe pas zierjes.
Karrota
Është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gramë është ilaç efikas të reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Nëse vuani nga anemitë (pagjaksia) karota në periudhë rekord e rregullon ngjyrën e gjakut. Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëherit rrit peristaltikën e zorrëve, por njëherit është efikas të diarreja (shkuarja e barkut). Shërbehemi me karotë nëse vuani nga sëmundjet e fshikës biliare, tëmthit dhe mëlçisë, ngasë rregullon tajitën e tëmthit.
Yndyrat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshku, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Trumëza ndihmon organet e tretjes
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.
Kamomili multifunksional për shëndetin
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.
Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.
Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.
Qitro ndihmon në tretjen e ushqimi
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.
Vaji i hudhrës
Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngecet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve.