Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Shëndet
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Ushqehu gjelbër, lejoji vetes shëndet të plotë

$
0
0

lakra-jeshileHa gjelbër! Epo ka arsye se pse kjo po përmendet shume kohëve te fundit, e kjo është për shkak se ushqimet e gjelbra vërtetë janë nga ushqimet me te shëndetshme ne planet.

Këto 7 ushqime te shëndetshme qe do ti lexoni me tutje janë përplot me vitamina, minerale dhe antioksidues dhe shije te mire, kështu qe patjetër duhet te ju gjesh vend ne tryezën e secilit.

Lakra e Brukselit

Lakrat e Brukselit janë perime te familjes se lakrës – ne fakt ato edhe duken si lakra te vogla. Ato mund te jene te vogla por janë përplot materie ushqyese. Lakra Brukselit janë te pasura me vitamine A dhe C, folate, potas, dhe fitokimikale qe luftojnë kancerin. Këto perime te pasura me fibër janë gjithashtu burim i mire i aminoacideve – një te katërtën e kalorive te tyre e përbejnë proteinat. Lakrat e Brukselit janë te shijshme kur përgatiten me vaj ulliri.

Çaji i Gjelbër

Çaji i gjelbër ka fituar reputacion te merituar e te qenit me superfuqi. Është përplot antioksidues qe luftojnë kancerin dhe ndihmojnë shëndetin e zemrës, tretjen dhe shpejtojnë metabolizmin. Me ngritjen e reputacionit te çajit te gjelbër është rritur edhe gjendshmeria e tij (gjendet kudo). Pi çaj te gjelbër pa shtesa – apo nëse je njeri nga ata qe nuk mund ta pish ashtu pa i shtuar asgjë atëherë gjej çaj te gjelbër me shije te ndryshme qe mund ti gjesh ne treg, si për shembull çaj i gjelbër me mente(mentol) e shije tjera… zgjedhe çfarë ty te pëlqen.

Kivi

Kivi përmban fibër te tretshme dhe te patretshme, e kjo ndihmon ne tretjen e ushqimit dhe përveç tjerat te jep ndjesinë e te qenit i ngopur (ngirë). Ky frute i vogël ka dyfishin e vitaminës C qe ka një portokall dhe është përplot me potase. Është edhe burim i mire i vitaminës E dhe folates. Provo copëto dhe hidhe ne sallat ose thjesht ndaje përgjysmë dhe haje me luge, ose po qe se ke kohe qëroje!

Avokado

Avokadot janë te paketuara me yndyra te shëndetshme për zemrën tuaj, qe ndihmojnë ne ulje te kolesterolit dhe ju bëjnë te ndiheni i ngopur për një kohe me te gjate. Avokadot janë te pasura me vitaminë E dhe C, potase dhe luetin.

Nuk ka lidhje se si do ta hash me rëndësi është qe te gjesh mënyrë qe ky frute te gjej vend ne pjatën tuaj. Beje pjese te përditshme te dietës tuaj dhe kënaqu me dobitë shëndetësore qe sjell për zemrën tuaj dhe aftësinë për ta luftuar kancerin. Këto ushqime do ju ndihmojnë te dukeni dhe ndiheni me mire çdo dite!

Lakra Jeshile

Lakra jeshile është vërtetë një central përplot me materie ushqyese. Përveç te qenit burim i mire me vitamina A, C dhe K, ato gjithashtu përmbajnë kalcium dhe acide omega-3 te shëndetshme për zemër. Lakra jeshile është e pasur me karotenoid, te cilët mbrojnë sytë tuaj nga demet e rrezeve ultravjollce. Gjersa shumica e konsumojnë ashtu pa e përgatitur thjesht te shpëlarë mire me ujë, disa tjerë e pëlqejnë te gatuar apo avulluar paksa. Provo te përziesh ca lakër jeshile te avulluar me pasta (pa gluten), vaj ulliri, dhe djathë te freskët për te pasur një pjate te shijshme.

Spinaqi

Spinaqi ka dyfishin e fibrës qe kane perimet tjera te gjelbra, kështu duke e bere një zgjedhje te mire për ata qe janë te prire për tu ushqyer shëndetshëm. Është i pasur me vitamina A dhe K, dhe është burim i mire me hekur dhe folate. Spinaqi ofron antioksidues si beta-karotene, qe ndihmojnë shëndetin e zemrës, luftojnë kancerin, dhe ndihmojnë te keni sy te shëndetshëm. Spinaqi i pa gatuar (i gjallë) është i shijshëm ne sallata, apo mund ti grish dhe t’ia thyesh ca ve te përziera, ta përdorësh ne sup apo edhe pasta. Mund edhe ta pish po qe se ke shtrydhëse frutash, hedh spinaqin aty dhe bej lëng spinaqi.

Brokoli

Brokoli është burim i mire i vitaminës A, C dhe K, e gjithashtu edhe kalciumit dhe folates. Brokoli sikur te gjithë perimet tjera qe i takojnë familjes kruciferus, është i pasur me fitokimikale qe luftojne kancerin. Brokoli është shume i pasur me fibër, qe ju ndihmon me ngimje dhe përkrah mirëmbajtjen e peshës suaj. Bëhen shume te shijshëm po qe se i avullon paksa, ju hedh vaj ulliri dhe pak krip. Fundi fundit nuk ka lidhje se si i përgatit përderisa ju bene vend ne pjatën tuaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles