Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

5 probleme shëndetësore që i shëron limonada

Image may be NSFW.
Clik here to view.
limonada
Pite me limon, mish pule me sos të limonit apo limonadë? Kjo e fundit me siguri do t’ju ndihmojë më shumë në rritje të imunitetit, luftës më efikase kundër ftohjes, por edhe luftës kundër disa sëmundjeve kronike. Shumë e cilësojnë si njëra ndër gjërat ushqimore më të rëndësishme në botë, e para për sasinë e madhe të vitaminës C, por edhe për nutriantët e tjera siç janë, bioflavonoidi, pektina, acidi, Vitamia A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani… Nëse nuk e përdorni limonadën sepse mendoni që zbut dhe dëmton mishin e dhëmbëve, atëherë provoni me këtë truk. Kur e pini limonadën, shpërlajeni gojën me ujë të thjeshtë dhe prisni 30 minuta, më pas lajini dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh. Këto janë pesë problemet që mund të largohen me limon në ‘kushte shtëpie’.

Gurët në veshkë

Bëhen kur urina përmban shumë kripë dhe jo substanca tjera të nevojshme siç është citrati. Pasi që lëngu i limonit përmban acid (rreth 8 për qind), është shumë i mirë për filtrim të veshkave, dhe në ditë duhet të pini gjysmë filxhani lëng limoni të shtrydhur në 7 filxhanë të ujit. Mund ta ftohni në frigorifer dhe ta konsumoni çdo ditë. Përveç kësaj duhet ta zvogëloni përdorimin e kripës dhe të hani më pak mish dhe peshk dhe të pini sa më shumë ujë.

Artritisi

Acidi urinik është në shumë gjëndra, e kështu edhe në nyje kristalizon më shumë se 95 përqind të rasteve natriumin në urinë, që shkakton artiritis. Që t’i lehtësoni dhimbjet, mpirjen dhe kalljet e vazhdueshme, lëngu i limonit mund të jetë shumë efektiv. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në gotë të ujit dhe pijeni para se të hani mëngjes. Pini edhe një të tillë para dreke dhe një para se të shkoni të flini.

Mbyllja (kapsllëku)

Mund të shkaktohet nga sgumë faktor, duke përfshirë edhe mos marrjen e lëngjeve të bollshme, apo edhe përdorjen e tepruar të bulmetit. Për shërim të mbylljes (kapsllëkut),  lëngun e limonit përzieni me lugë në ujë të nxehtë. Në të hidhni edhe një lugë mjaltë dhe pijen çdo ditë.

Lukth të ndjeshëm

Keni ngrënë racionin, por lukthi juaj nuk është i ‘kënaqur’. Ju mundon shtrëngimi, gazrat dhe fryerja, duhet të merrni diçka që do të ju lehtësoj për këtë gjendje. Përzieni lëngun e një gjysme limoni dhe gjysmë luge sode bikarboni në një gotë ujë.

Kokëdhëmbja

Acidi e limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C nga lëngu japin përbërës antibakterial dhe ndihmojnë në zvogëlimin e kalljeve. Lëngu i limonit gjithashtu forcon sistemin e imunitetit. Herën tjetër kur të ndieni fytin se është duke u përkeqësuar, provoni që vetes t’ia lehtësoni gjendjen dhe të largoni viruset –  me limonadë. Shtrydhni lëngun e limonadës në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpërlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 719

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Harta e Kosoves


Klimaksi (menopauza) dhe ndryshimet në organizmin e femrës


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


martesa ne enderr


Flaka e Maleve - Sefkat Tepe pj.1 - Alsat-M


Te dergoj urime


Dhoma e qera 60 euro studenta


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Ja kush ka memorie më të fortë


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Apartament per shitje ne Plazh